Vuçiç: Kurti urren prezencën e OKB-së, ai është marksist - anarkist

11 Shkurt 2024, 20:38Rajoni TEMA

Vuçiç: Kurti urren prezencën e OKB-së, ai

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për mediumin “The Pavlovic Today” pas seancës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), konsderoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, urren precencën e misionit të OKB-së në Kosovë dhe insiston vetëm në prezencën e misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR).

Duke komentuar deklaratën e Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefes së misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, në seancën e fundit, ku qortoi Kosovën duke thënë se veprimet e fundit në pjesën veriore të vendit, nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, presidenti serb vlerësoi se kryeministri Kurti urren OKB-në.

“Deklarata e  Ziadeh ishte relativisht e ashpër, por e vërtetë. Ajo është shumë e shqetësuar për situatën në Kosovë. Ajo nuk mund ta fshihte. Ajo nuk donte ta fshihte. Dhe sigurisht që kjo nuk i pëlqeu Kurtit. Ai nuk donte t’i referohej fare asaj sepse Kurti e urren praninë e OKB-së në Kosovë. Ai në fakt e urren OKB-në si institucion… si organizatë”, pretendoi Vuçiç.

“Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë përpos NATO-s, duke u përpjekur t’i mashtrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përsëri. Por unë besoj se SHBA-të nuk do ta gëlltisin këtë herë dhe do të vazhdojnë presionin e tyre të justifikuar ndaj tij për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në terren”, shtoi ndër të tjera presidenti serb.

Në hijen e papërgjegjshme të retorikës, presidenti serb krahasoi kryeministrin Kurti me ish-udhëheqësin komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, duke propaganduar se politika e numrit një të Qeverisë së Kosovës ideologjikisht i përket viteve ’40, ndërsa qëllimi përfundimtar i së cilës është “dëbimi” i serbëve nga Kosova. Madje, parashikoi zgjedhje në Kosovë.

“Kurti shpreson të fitojë shumë në zgjedhjet që do t’i thërrasë shumë shpejt. Ideologjia e Kurtit është tetëdhjetë vjet e vjetër, si pasardhësi më i mirë i politikës së Enver Hoxhës, një anarkist, marksist, ideologjikisht shumë i fortë kundër Serbisë. Ai do të vazhdojë të ecë kundër popullit serb për t’i dëbuar të gjithë nga Kosova. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

Në një përballje të rrallë publike të enjten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dy liderë ballkanikë që assesi të dalin nga situata parakonfliktuale, akuzuan njëri-tjetrin për gjendjen e tendosur në marrëdhëniet ndërshetërore, pas vedimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ndërsa shtetet anëtare shprehën drojën për potencialin destruktiv të veprimeve të papërgjegjshme.

3 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Teoria rusoserbe ka qen dhe eshte : genje sa me shume qe te mbesi pak per te besuar:Eshte nje ves qe demonet rusoserb e kane perdorur si nje metode per tu ndier viktime e nje sulmi te "imagjinuar" duke aluduar se OKB u bind me palen rusoserbe kineze.Eshte qesharake por per taktika te ketilla as OKBdhe as BE nje pjese e ndergjegjeshme nuk u besojne "lotet qe derdh korkodili i karpateve.Kryeministri Albin Kurti i tha te gjitha ne menyre kronollogjike me fakte bindese ,ky fjalim ne OKB do te llogaritet di nje fjalim historik per dy aresye: per ate qe Republika e Kosoves ka njerez kuadro qe e ruajne ate qe eshte fituar me gjak dhe se kjo Qeveri eshte e barabarte per te gjithe qytetaret te cilet e ndien vehten qytetar te denje duke respektuar kushtetuten dhe ligjet ne fuqi.Nga goja e keti gjelati kurr nuk pritet te ndigjohet ndonje fjale,ide e zbutur,ky eshte vet momngoosi qe kacafytet edhe me kobren e zeze dhe del"fitimtar" gjithmone sipas filozofise te nje natyre te vdekur te skaduar.Sa me shume ky krye kriinel leh aq me shume i rritet lavdia Kryeministrit ,i cili me punen e vet e futi vetvehten ne historine moderne te kombit shqiptar....

    1. B
      Bimi

      O Tema me vërte arritët me marr artikull nga The Pa loviç Today më?!?! Ju qofshi

      1. E
        Edi Rama

        Ti je fashist, ore muti i Serbisë!

        Lini një Përgjigje