Mediat në Kosovë: Plan për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shkup

10 Shkurt 2024, 13:35Rajoni TEMA
Mediat në Kosovë: Plan për atentat ndaj kryeministrit të

Mediat në Kosovë kanë raportuar duke cituar burime të sigurisë së Kosovës, se ka pasur plan nga Serbia për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, teksa ai ndodhej mbrëmjen e djeshme në Shkup, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB.

Është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të ndryshme.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediatike me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

 

1 Komente

  1. V
    V

    Vallahi udheheqesi madh,po kush i ndyn duart me nje koqe kandari si Albini mor jahu? Albini vec reciton,ka disa naive qe habiten me recitimet e tij,kaq eshte gjithe "madheshtia"e ketij provinciali nga Mali i Zi.

    Lini një Përgjigje