Kosova, “kokë turku” në OKB, Serbia dhe Rusia e thonë hapur: Duhet mbajtur me ushtri qetësia

9 Shkurt 2024, 10:30Rajoni TEMA
Kosova, “kokë turku” në OKB, Serbia dhe Rusia e thonë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme, u diskutua për situatën në Kosovë. Vuçiç tha se vendimi për dinarin është sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë. Presidenti serb shtoi se situata në Kosovë po bëhet e vështirë për serbët, pas vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit serb.

“Me vendimin për ndalimin e dinarit, Kosova po krijon kushte të padurueshme të jetës për serbët në Kosovë”, tha Vuçiç, duke akuzuar Prishtinën se po kryen “sulme të përhapura sistematike” ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë. 

“Me vendimin për të ndaluar transaksionet për dinarin, regjimi në Prishtinë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndalon çdo operacion në të gjitha institucionet shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore, që u mundësojnë serbëve që të kenë gjërat bazë”, theksoi Vuçiç. Presidenti serb tha se ka kërkuar kthimin e ushtrisë serbe, por nuk e ka lejuar KFOR-i.  

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e nisi fjalën e tij para OKB-së duke i cilësuar si “të rreme” pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë. Ai tha se këto akuza po bëhen nga një shtet që ka qeverisje autoritare.

“Ideja që Kosova po kryen fushatë të spastrimit etnik apo përndjekje është gënjeshtër”, tha Kurti.

Pas fjalës së Kurtit, do të ishte radha e përfaqësuesit të Rusisë që do të merrte fjalën. Në gjithë retorikën e tij, në një fjalim si të ishte shkruar në zyrën e Vuçiçit, Kosova akuzohej se po kërcënon jetesën e serbëve dhe po përpiqet me çdo kusht, sipas Rusisë, që të shqiptarizojë kulturën ortodokse në veri, ndaj duhet ndaluar patjetër. Sipas përfaqësuesit të Rusisë, Kosova kërkon të bashkohet me Shqipërinë, ndaj edhe po armatoset.

Notat e forta të Federatës Ruse të bënin të kuptoje se pse ndërkombëtarët kanë dënuar vetëm Kosovën deri tani, pasi fjalimi i rusit mbante aromë lufte, ndaj edhe gjeopolitika e momentit e detyron Amerikën dhe BE-në që të jenë ato që përkëdhelin Serbinë, që ka nga pas Rusinë, që foli kaq hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 

20 Komente

  1. C
    Columbo

    Rezoluta 12 44., nuk i mjafton Sërbisë për të njohur Panvarsin e Kosovës, sot Kosova është në të njëjtën nivel politik me Hong Kong, Palestinën, Vatikani, Tajvanin., dhe Tirana zyrtare nuk mund të bëjë më shumë se kaq për të.

    1. B
      Berati

      Tirana zyrtare te vazhdoj tradhetite dhe plaqkitjen brutale qe i bene tash e 30 vite. Por me Kosoven mos u merrni, Kosova ka popullin e vet qe i del zot vendit. Race hajdutesh, qe po habitni gjithe dynjan.

      1. Z
        Zot ndricoje Beratin nga Kosova

        Berat, mendohu para se te shkruash. Nuk eshte faji Tiranes per gjendjen ne Kosove, eshte faji VV. A mos valle nuk mund te jetoni pa Serbine...? Kruheni vete e pastaj doni t'u mbroje Kfori. Jemi nje race andej e ketej kufirit, por ca si ju duket se keni ngrene corben e UDB, me ne kry Kurtin.

        1. p
          pjeter

          Kolumbo dei miei coglioni,Kosova eshte shtet,u njohur nderkombetarisht,dhe nuk ka asnje krahasim,as me te voglin me Honkongun dhe Taiwanin.Ka edhe nje vendim te nje gjykate nderkombetare mbi pavarsini e kosoves,ku i jep legjitimitet nderkombetar!!

        2. S
          Shkupi

          O Tirana zyrtare qe mbane peng kete cope Shiperie qe eshte amanet i gjithe atyre shqipotarve patriot te dikurshen: ka perenduar perendoj koha kur kosoves kemisha i prehej je beograd dhe i qepej je Tirane. Ju ndalni hajnite dhe tradhetite tuaja ndaj kesaj cope Shqiperie te cilen e trasheguate te gatshme nga shqiptaret e medhenje nga gjithe planeti.

          1. H
            Heret ju ka lshu menja

            Ok Shkupi, bashkoju me Serbine pra.

            1. S
              Shkupi katolik

              Jo or antishqiptar, Shkupi të thotë se aq sa është Shqipëria miniaturale, u bë me gjakun e gjithë shqiptarëve nga tokat arbnore-shqiptare. Ti më je i bashkuar me Shkininë përmes OPEN Bakllava.

              1. T
                Tetova

                Mire te thot Shkupi. Bashkimin me serbin e ka bere ramashkohen me serbin ramović ne Open B(ytha)allkan. Plehra primitive qe i futeni ne byth sa greqirve e sa serbve.

            2. S
              Saranda

              Mezi presi ndonje rast per te shfaqur internacionalizmin e tyre keta hajdute plehra te Tiranes zyrtare. E cpret njeriu me mire nga keta plehra qe shpopullzoun vendin duke e tradhetuar dhe plaqkitur kaq mizorisht?!

              1. T
                Te rosh vete Saranda

                Turp te keni, plehra antishiptare me emra Saranda.

              2. V
                Vlora

                A kishte dje kjo cope Shqiperie nje ambasador nje ambasador ne OKB qe te fliste sepaku per shqiptaret ne Presheve Bujanovc e Medvegj? Vazhdoni e heshtni o plehra, se ju vetem per plehra dhe hajduteri jeni.

                1. O
                  Ouuu, tani doni Ameriken ne anen tuj

                  Vlora o antishqiptar/e, tani doni Tiranen, Ameriken dhe BE te flase per ju dashnoret e Serbise. Hajt se shpej e shihni ku do ju con VV. E humbet shansin e shekullit more budallenj me brire. Pse nuk u doli Usa ne krah more kokebosha.

                  1. K
                    Koha

                    O janullatoset e mjere. Pa shihni pak se cfare po i beni vendit tuaj. Pa shohni sie plaqkitni, si e shpopulloni dhe si e drogoni. Nga ekiadori e deri ne Dubai lat namin o plaqkites, o butak qe nuk keni as identitet. Sa plaqkitet sot? Qesh nje dynja e tere me ju.

                    1. A
                      Agimi

                      Per ty Koha egziston vendi juaj dhe vendi im midis shqipareve?! Jeni ju spiune te serbit qe mbillni percarje. Nuk ka vendi im dhe vendi jot midis shqiptareve...Fatkeqei kombetare eshte qe Kurti mbeshtetet tek spiunet....

                      1. M
                        Mitrovice

                        Agim, Kur U sulmua Kosova nga paramilitaret terrorist serb ne 17 shkurt 2023, ku ishte Tirana zyrtare qe nuk e ngriti kete ne Kombet e Bashkuara. Apo ishit ne ndonje takim miqesir me Janullet ose me Vućićet. Kaq debila e qesharak jeni bere o hajdute kanibalista qe hani vendin dhe popullin tuaj.

                  2. P
                    Poseidon

                    VERTET ALBINDENOVICI PO SHKELQEN NE MBARE KOSOVEN DHE BOTEN SERBO RUSE ....AS QE DO TJA DIJE AS PER SHQIPERINE AS PER SHBA ........KOSOVEN NE FAKT NUK E CLIROI PERENDIMI DHE UCK ....ISHTE FAMEMADHI ALBINDENOVICI QE E CLIROI DHE E LARTESOI........BRAVO KOQOVA BRAVO .....PO IKNI ME BYTHE DREJT SERBISE.....

                    1. a
                      arbnori i arbnisë

                      Shtet sovran, tha Inglizi. Hajdutë, thanë zvicëranët, japonezët, koreanët. Idiotë iu thanë sllovenët. Shovenistë të tërbuar, iu tha arbnori Nuk dinë të përmbahen dhe vjollën shovenizëm, një shërbim propagandistik proarbnor

                      1. ?
                        ?xzy

                        Kosovarët janë duke ndërtuar tash e 23 vjet shtetin e tyre demokratik. Ndërsa shqiptarët, 101 vjet shtet, po lëjnë nam që nga Ekuadori, Dubai, Britania e Madhe etj etj si shpërndarës droge, vrasës dhe krim të organizuar. Që kur Shqipëria u "hap" semaforët e Europës u mbushën me vajza shqiptare të dërguara atje nga bashkëkombasit e tyre kriminelë. Për shtetbërje kosovarët janë 100 vjet para shqiptarëve të vendit "amë"! Ata dinë të organizojnë zgjedhje të pakontestueshme, të luftojnë kundër korrupsionit dhe t'i rrinë ballë për ballë Serbisë! Ndërsa pjesa më e madhe prej nesh e ka braktisur vendin.

                        1. B
                          Berlin

                          Kete cope Shqiperie sot cubat e Tiranes zyrtare e shpopulluan duke e lene me vetem 1.5 milion banor. Hani vendin dhe shtetin se pastaj do hani dhe koken e njeri tjetrit.

                          1. b
                            bashkimi per drejtesi

                            Në KS ë OK-s pamë një dialog në një takimin të pa nevojë - ishte një muhabet i mendje mëdhenjve e arrogant me shkurtë pamës politikës ditore që në vazhdimësi dëmtojnë Kosovën në sferën ndërkombëtare. Nuk më interesojnë gënjeshtrat gjenocide të Vuçiqit sepse ato sponsorizohet nga Ruset dhe Kinezet dhe dihet se si përfundojnë me kritika të pista ndaj Kosovës. U pa shumë qartë se me apo pa qëllim jemi fundosur në humnerë nga “konflikti” i kaprroçave - politikanëve inat çor të dëmshëm për shtetin dhe kombin. Rezultati i halla kamës mbeti zero apo minus 100%. Sado që analfabetët funksional po flakërojnë - janë dëlire për sukses e KM të tyre, u pa se ne më nuk kemi asnjë mbështetës të faktorit ndërkombëtar sidomos SHBA dhe BE dhe Francës dhe kjo është situatë tejet brengoseshe.

                            Lini një Përgjigje