Një biznesmen i njohur grek u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të mërkure. Christos Gialia u qëllua me breshëri kallashnikovi kur po lëvizte me makinën e tij në Mandra.
Më pas autorët i vunë zjarrin makinë së viktimës me qëllim që të zhduknin çdo gjurmë që mund t’i zbulonte. Vrasja ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra nga shtëpia e biznesmenit.
Mediat greke shkruajnë se besohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij. Policia ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor. Nga hetimet mësohet se pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili mendohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.
Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve. Viktima ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës. Ai ishte pronar dhe agjent i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.
Në vitin 2018 edhe ish-bashkëshortja e tij u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra. Edhe pse ishte rimartuar biznesmeni mbante marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten. Sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja pasi autorët besonin se ajo kishte para. Ata i ngritën pritë asaj jashtë shtëpisë kur po kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë.
Lidhjet me Shqipërinë
Biznesmeni ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë. Ai rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit Thimi Droboniku apo Thimi Prifti, 56 vjeç, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.
Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar furnizonte me cigare Thimi Priftin. Ky i fundit kishte precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.
Ka dyshime se të dyja vrasjet mund të lidhen me njëra tjetrën. Biznesmeni i ekzekutuar sot, rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë, madje edhe rojet e tij ishin shqiptarë. Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve dhe se pas këtyre vrasjeve mund të jenë autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria.
Shqiptaret si puna ime, kane ndotur gjithe globin.
"Demokraci" hesapi. Shoqeri me Kembe (Dyer) te Hapura. Me nje fjale Hani i Stavros. Hyni dhis.......i dhe ikni.
Morejeni ne terezi? 31 nentor? Ka redaksi kjo gazete???
Morejeni ne terezi? 31 nentor? Ka redaksi kjo gazete???
Mos beni gola se ju bejne varrin
Hahahaha ky ngjan sikur eshte nga pakistani. Janullaaaaaaaaa ku je o shqipfoles? Shikoje pak hahaha.
Nuk ben mire qe e perflet te ndjerin, Babis. Jam dakord qe shan Janullen. Fakti qe e kish gruan shqiptare dhe ka punesuar shume shqiptare tregon se e ka kuptuar qe ne nuk jemi njerez te keqinj. Paska ndihmuar shume hallexhinj. Por kuptohet, po u perzjeve me krundet (mafjen - cilado qe te jete), vjen nje dite e te hane pulat (plumbat). Ketu nuk e ndihmojme dot.
Asfalja greke... Superaktive., digje mjetin , hidh një ak47 brënda... Dhe ,'' e kanë bërë shqiptarët''. Nënteksti: '' u bone ti të kesh raporte të Mira dhe të punesosh shqiptarë..!!
Ka ber biznes me thimio kaurin ,,,pale te bente me myslyman ,,,