Sondazhet: Bie mbështetja për presidentin Biden për shkak të ekonomisë

7 Shkurt 2024, 19:20Rajoni TEMA
Sondazhet: Bie mbështetja për presidentin Biden për shkak të

Një anketim i fundit tregon se amerikanët janë të shqetësuar për politikat ekonomike të Presidentit Joe Biden, pavarësisht se në mënyrë të vazhdueshme administrata ka vënë në dukje shifrat pozitive të ecurisë së ekonomisë. Siç njofton nga Shtëpia e Bardhë korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell anketimi tregon se përkrahja për zotin Biden në janar ishte në nivelin 38 për qind, çka lë shteg për një garë të ngushtë me sfiduesin Donald Trump.

Sipas administratës së Presidentit Biden, Shtetet e Bashkuara po shënojnë rritje të ekonomisë.

"Gjatë tre viteve të fundit, Presidenti Biden dhe unë kemi ulur kostot, kemi krijuar mundësi dhe po ndërtojmë një ekonomi në dobi të njerëzve që punojnë. Kemi krijuar më shumë se 14.5 milionë vende të reja pune, kemi rritur pagat për dhjetëra miliona amerikanë. Sot, besimi i konsumatorëve është rritur dhe shpenzimet konsumatore janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Dhe megjithëse kemi më shumë punë për të bërë, duhet të jemi të qartë: ekonomia e Amerikës vazhdon të jetë më e forta në botë", u shpreh Nën Presidentja, Kamala Harris.

Kreu i Bankës Qendrore Amerikane që ruan me vendosmëri pavarësinë e saj nga trysnitë politike, është në një mendje.

"Ndjejmë se inflacioni po bie. Rritja ka qenë e fortë. Tregu i punës është i fortë. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të arrijmë në një vetëbesim në lidhje me inflacionin, ta kthejmë atë në nivelin 2 për qind dhe të fillojmë pastaj procesin e uljes së masave kufizuese", tha Jerome Powell, kryetar i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara.

Por rezultatet e një ankete të re nga agjencia e hulumtimeve Ipsos tregojnë se një numër në rritje i votuesve amerikanë nuk e besojnë një gjë të tillë dhe kjo po dëmton shanset e Presidentit Bien për t’u rizgjedhur.

“Pozicioni i Presidentit Biden në këtë fillim viti është dobësuar. Anketimi ynë tregon se aktualisht mbështetja ndaj tij është në nivelin 38 për qind. Dhe kjo është e rëndësishme sepse bazuar në përvojën tonë, një president në detyrë, që ka një përkrahje prej 40 për qind ose më shumë, ka më tepër shanse për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh
Cliff Young nga agjencia e hulumtimeve Ipsos .

Sipas zotit Young, shqetësimi kryesor i votuesve është ekonomia.

“Thelbi i problemit është se ata janë shumë të shqetësuar për inflacionin”, tha ai.

Votuesit demokratë të Karolinës së Jugut mbështetën masivisht Presidentin Biden në zgjedhjet e fundit paraprake, por edhe mbështetësit e tij thonë se e ndjejnë inflacionin.

“Çmimet e ushqimeve janë të larta. Më të lartat me të cilat jemi përballur prej kohësh. Karburanti po ashtu është rritur. Por më inkurajon fakti se normat e interesit të kredive kanë filluar të bien”, shprehet Saundra Trower, votuese në Karolinën e Jugut.

Kjo, sipas zotit Young, i ngjason slloganit që u përdor gjatë fushatës presidenciale të Presidentit Clinton, sipas të cilës, amerikanët kanë një përparësi të përbashkët - ekonominë.

“Dhe në fakt, po, është rritja e inflacionit. Dhe meqë ra fjala, ne nuk e dimë me saktësi se si ndikon inflacioni tek politika, tek opinioni publik. Gjatë periudhave të fundit, në Shtetet e Bashkuara nuk kemi patur shumë përvoja të inflacionit të lartë,” thekson zoti Youg.

Gjatë fushatës së tij elektorale, ish Presidenti Donald Trump ka vënë në dukje aftësitë të tij për të marrë vendime të mira lidhur me ekonominë.

Ish-presidenti, megjithatë po përballet me katër çështje penale dhe një civile, ku ai akuzohet për fryrje të vlerës së pasurive të tij.

A ka gjasa që kjo t'i ndikojë votuesit, të cilët duket se e kanë mbledhur mendjen se për kë do të votojnë? Këtë do ta marrim vesh në zgjedhjet e nëntorit.

4 Komente

  1. D
    Dani USA

    Amerika do qendroi Amerik derisa kongresmenet do gjejne gjuhen e perbashket per interesat madhore ne te kundert do shperbehet si Bashkimi Sovjetik dhe kercenim per interesa partiake perbene Donalt Trampi.

    1. F
      Franci

      Shtetet e Bahskuara nuk kane asnje shanc te shperbehen , dhe se paralelizmi me Bashkimin Sovjetik nuk qendropn per te vetmen arsye .... Shtetet e Bashkuara jane bashimi i 52 shteteve amerikane ne nje Federate ....kurse Bashkimi Sovjetik ishte bashkimi i 15 Kombeve te ndryshme qe flisnin rusisht vec ishin Kombe te ndryshme .....

    2. f
      fukaraji

      Eshte e pabesueshme se si politika americane ra ne kurthin e Trump, nqs ai do te kishte kaluar normal termat e tij si president nuk do te ndodhnin keto veshtiresi politike por ai u martirizua dhe tani pavaresisht se shumica nuk eshte dakort per disa nga veprimet e Trump ata e mbeshtesin dhe nga gafat e Biden per shkak te moshes se tij...

      1. R
        RR41

        Nuk ra politika amerikane ne kurthin e Trumpit ....por shtresat e thjeshta amerikane qe mashtrohen nga premtimet e populistit Trump dhe rane ne kurth ....kjo eshte e verteta e hidhur e populistave ...jane mashtrusa dhe premtojne gjera absurde ....varet nga niveli i popullit nese ato qe shprehen qendrojne dhe zbatohen ....kush e beson i voton kush jo i snobon .........kaq e thjeshte eshte

      Lini një Përgjigje