Ambasadori amerikan: Pasoja për Kosovën nëse nuk dëgjohen kërkesat e SHBA-së

7 Shkurt 2024, 10:39Rajoni TEMA
Ambasadori amerikan: Pasoja për Kosovën nëse nuk dëgjohen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar pasoja në cilësinë e partneritetit me Kosovën, në rast se kryeministri Albin Kurti, nuk dëgjon kërkesat e SHBA-së për çështje të ndryshme.

“Në masën që qeveria është e përgjegjshme për gjërat që ne besojmë se janë të rëndësishme dhe të cilat besojmë se e avancojnë trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës, rrit partneritetin tonë.

Në masën që qeveria nuk përgjigjet kjo ndikon në cilësinë e partneritetit tonë”, ka deklaruar Hovenier në RTV 21.


Ambasadori amerikan ka thënë se nuk po shohin se Qeveria po u përgjigjet shumë kërkesave të tyre.

“Nuk është gabim të thuhet se jemi të shqetësuar dhe do të donim që të shihnim përgjegjshmëri më të mëdha ndaj kërkesave tona nga ajo që ne po shohim se kemi në këtë kohë”

Hovenier ka thënë se procesi i zgjedhjeve në komunat veriore po shkon shumë ngadalë. Ai thotë se nuk do të kenë durim të presin shumë gjatë.

“Unë e di se jemi në përfundim të një hapi të rëndësishëm që është se peticionet janë nënshkruar, kanë indikacione janë se më shumë se 20 për qind e votuesve të regjistruar me të drejtë vote që i kanë nënshkruar këto peticione, por vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund ta konfirmojë këtë.

Por sapo të ndodhë kjo, është mjaft e rëndësishme që autoritetet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që hapi tjetër të ndodhë pa vonesa. Dhe ne nuk do të jemi shumë të durueshëm. Hapi tjetër duhet të ndodhë brenda afatit të parashikuar, që mendoj se është 45 ditë”, ka deklaruar Hovenier.

Ai ka thënë se Qeverisë Kurti po i kërkohet edhe nga Uashingtoni të shtyj këtë vendim.

“Kërkesa jonë është shumë e qartë. Ne po i kërkojmë qeverisë, jo vetëm unë, ka kërkesa edhe nga Uashingtoni, por edhe kolegët e mi të QUINT-it e kanë këtë pikëpamje, që qeveria tash për tash do të duhej të shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore”, ka thënë Hovenier

Ai ka thënë se këtë po e kërkojnë për shkak se duhet të kryhet puna përgatitore në mënyrë që komunitetet pakicë të mos kenë ndikim negativ.

“Po e kërkojmë këtë sepse besojmë që puna parapërgatitore e nevojshme për zbatimin me sukses të saj në mënyrë që të mos ketë ndikim të padrejtë në komunitetet e cenuara – dhe po flasim për komunitetet pakicë, po flasim, ndër të tjera, për komunitetin etnik serb në Kosovë – se puna që duhet bërë, që është dashur të bëhej për të shmangur ndikimin e saj negativ nuk është bërë”, është shprehur Hovenier.

2 Komente

  1. K
    Katoliku deist

    Sa më shumë parimorë që të jeni aq më të respektueshëm do të ju konsiderojmë. Sa më pragmatik përditësor, aq më të pabesueshëm do jeni. Sindroma - Ayatollah Homeini, faji amerikan i pragmatizmit përditësor.

    1. F
      Flamur Struga

      Nuk duhet te behen kushtezime te ketilla,populli shqiptar ne Republiken e Kosoves,ka bere shume sakrifica te cilat jane shume te dhimshme dhe te pa korigjuara...Ne Kushtetuten e RK eshte e theksuar shum mire edhe puna,edhe paga edhe valuta...Republika e Kosoves per 16 vjet ka pritur ka duruar ,sot BQK merr vendimin e duhur ,qe eshte edhe ne perputhje te plote me ligjet e te gjitha instituviineve ne fuqi.Policia,dogana,postat,bankat, punojne fuksionojne edhe me shume shtete te botes ,ku banoret RK marrin pensioner e tyre...por ketu lepuri fshihet ne "vrimen e djallit".rusoserbet,dergojne aq shume te holla sa qe mbushen maune te tera,perse valle gjithe keto te holla qe deri tani kan hyre ne Republiken e Kosoves?per kontrabsnde,per te blere tokat shtepiat e shqiptareve?kjo eshte e pa tolerueshme.Republika e Kosoves eshte shtet sivran,sivranitetin e vet duhet ta shtrije edhe ne kete sfere...shpresojme qe zoti ambasador te refkekoj.

      Lini një Përgjigje