Shaip Kamberi: Pozita dhe opozita në Beograd akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Kurtin

6 Shkurt 2024, 15:52Rajoni TEMA
Shaip Kamberi: Pozita dhe opozita në Beograd akuzojnë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se kaosi në seancën e konstituimit të Kuvendit të Serbisë u karakterizua me akuzat e ndërsjella mes pozitës dhe opozitës se kush është bashkëpunëtor i Kurtit.


Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka shkruar se nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

“Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë. Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës.

Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi. Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë-opozitë se kush është ‘bashkëpunëtorë i Kurtit’. Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, shkroi ai.

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë sot ishin para foltores me pankarta ku shkruhej “I keni vjedhur zgjedhjet” dhe “Hajdutë kthejini mandatet”. Lista e opozitës 'Serbia kundër dhunës' pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullta, gjë që pozita e refuzon.

Për shkak të akuzave për vjedhje zgjedhore, deputetët e koalicionit 'Serbia kundër dhunës' e kanë bërë betimin në korridorin e Kuvendit dhe jo në sallë.

2 Komente

  1. P
    Plaku

    Serbet politiken shqiptare jo vetem ne Kosove por ne gjithe rajonin e kane kuadrat ushtarak, e komandojne kur dhe per cfare u intereson. Shaipi na tregon perralla!

    1. L
      Lefteri.

      Shaip Kamberi eshte burre e kaluar burrit! Patriot i vertete dhe luftetar per shqiptarizmen. Dua vetem te kujtoj se si ne dallim me Kurtin ai zgjedh fjalet e pershtateshme per te miren tone dhe jo si Kurti qe para do kohe leshoi "pordhen" e qelbur duke thene se "Vuciqi po dhunon opoziten serbe". Kjo shkaktoi nje furtune te vertete ne opinionin serb kunder "opozites" serbe qe mbeshtetet nga perendimi. Ata e akuzuan opoziten se opozita ishte vegel e Kurtit... Kurti asnjehere nuk ka justifikuar qellimin se pse e tha kete shprehje dhe pse propogandoi ne publik "simpati" per opoziten serbe. A nuk e kuptonte Alpini se keshtu demtonte opoziten dhe punen e perendimit per ti ngritur kembet perpjete Vuciqit?! A kish qellim Kurti qe futi hundet ne situaten politike ne Serbi, duke mbajtur anen publikisht, apo eshte nje idjot i lindur, eshte ceshtje e preferences se secilit, por fakti qe Kamberi nuk prononcohet publikisht se kush eshte e mire per ne opozita apo pozita ne Serbi, tregon se Kamberi para fjales ve interesin kombetar. Albini shet ment ne Kosove dhe ndihmon Vuciqin ne Serbi te godase opoziten. Jam i sigurte se Kamberin nuk e meson ndonje qe te jete ashtu sic kerkojne interesat tona, por nuk jam i sigurte ne se dikush e meson Kurtin, qe publikisht, te mbaje ane ne luften politike ne Serbi duke ndihmuar Vuciqin....

      Lini një Përgjigje