Heqja e dinarit, Vuçiç: Po i bëhet presion popullit serb

6 Shkurt 2024, 14:23Rajoni TEMA
Heqja e dinarit, Vuçiç: Po i bëhet presion popullit serb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se dikush është duke punuar thellësisht për të bërë presion mbi popullin serb në Kosovë.

"Evropianët dhe amerikanët nuk duan destabilitet në këtë moment dhe Kurti po ngutet për shumë arsye", tha Vuçiç, duke iu referuar heqjes së dinarit serb.


“Më duhet ta pranoj se amerikanët ishin pak më të drejtë se evropianët dhe do të shohim nëse do të jetë kështu në rrjedhën e mëtejshme të kësaj historie apo jo.

Kurti ka një këshilltar për të cilin jam i sigurt se do të flitet më shumë në ditët në vijim, nga Britania e Madhe, me mbiemër gjerman, familja e të cilit ka vuajtur rëndë në Kosovë dhe që e udhëzon drejt shumë prej atyre zgjidhjeve”, shtoi Vuçiç.


Në ditët në vijim ai pret përgjigje lidhur me kërkesën e Serbisë për mbajtjen e seancës së Kosovës dhe OKB-së, por nuk beson se do ta miratojnë. Kjo seancë sipas tij është e domosdoshme pasi Kosova po bën spastrim etnik ndaj serbëve

“E ashtuquajtura luftë speciale kundër Serbisë po bëhet në shumë media botërore, duke thënë se ne do të sulmojmë dikë”, tha Vuçiç duke përmendur deklaratën e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se “nëse e lëmë Ukrainën të humbasë ndaj Rusisë, pyetja është se çfarë do të ndodhë me Ballkanin”. 

3 Komente

  1. A
    Ardesi

    Populli serb ...ne shtet tjeter....te respektohet kushtetuta...pike.

    1. K
      Katoliku deist

      Kur këtyre iu rrudhet ca pozita hegjemoniste, e marrin për presion dhe i kap histeria, Krijesa histerike. Para forcës, shndërrohen në lepurosh buzëqeshur. Të sjellim ndër mend pushtimin osman. E përqafuan dhe i kapi histeria pas Shën Stefanit.

      1. C
        Cun katolik arbnor

        Nga EURO...dhe do ikin nga Evropa e drejt në Kinë. I ka kapur histeria EUROGOL.

      Lini një Përgjigje