Kreshnik Spahiu: Çfarë fshihet pas lëvizjes së Kurtit për t'u përplasur me Serbinë

6 Shkurt 2024, 22:33Rajoni TEMA

Kreshnik Spahiu: Çfarë fshihet pas lëvizjes së Kurtit

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të martë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës në lidhje me ndalimin e dinarit serb.

Ai tha se vendimi është i ligjshëm dhe i drejtë, pro çështja ku duhet të ndalemi është se përse kryeministri i Kosovës e ka hapur pikërisht në këtë moment këtë çështje.

Sipas tij Albin Kurti nuk ka hapur vetëm këtë çështje, por edhe të tjera, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët janë të shqetësuar se Kurti e solli axhendën e heqjes së dinarit nga qarkullimi në një moment ku do të prishi marrëveshjen dhe dialogun i cili pritej të ekzekutohej në fillim të 2024.

“shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë që janë pjesë e çlirimit dhe themelimit të shtetit të Kosovës është ky, Albin Kurti e ka sjellë në axhendë heqjen e dinarit nga qarkullimi në një moment kur do të prishë marrëveshjen dhe dialogun i cili pritej të ekzekutohej në fillim të vitit 2024.

Në një moment ku janë hedhur hapat kryesor me targat apo me një proces që do të lidhej me asociacionin e serbëve. Në këtë moment krijohet një konflikt i paqenë, i cili ka 15 vite që pret. Ai u hodh për 16 orë pa dijeninë e askujt në një moment që pengon dialogun.

Tani kjo i shërben Kosovës apo për interes të Vetëvendosjes? Askush s’mund të thotë sot se Kosova fiton nëse vazhdon sanksionohet nga NATO nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova humb nga mosekzekutimi i marrëveshjes së Ohrit dhe projekti franko-gjeman”,-tha juristi Spahiu.

2 Komente

  1. K
    Konfjuzi

    Ceshte kjo pyetje pa kuptim or Z. Kreshnik. Ti ne menyre retorike pyet :Tani kjo i shërben Kosovës apo për interes të Vetëvendosjes? Pra ju zotni vini ne kundershtim Kosoven dhe interesin e Vetvendosjes. Kjo pyetje do kish kuptim po te behej ne se kjo i sherben Kosoves apo Serbise. Nuk mund te jete Vetevendosja zedhense e Serbise. Prishja e dialogut i sherben Serbise dhe nuk ka pse ti sherbeje VV. Albini eshte individ dhe ne kete rast pyetja mund te kish edhe kete kuptim: A i sherben kjo Kosoves apo Kurtit. Ndoshta Kurti me keto "patriotizem"" te kalbur mendon se do mbetet Skenderbeu i Kosoves....Skenderbeu luftoi turqit, Kurti po lufton Ameriken!

    1. i
      ish VV - Analfabei funksional

      Koment i qëlluar dhe me saktësi 100 %. Kurti po zhbënë të gjitha të arriturat prej Pavarësisë e deri sa erdhi në pushtet dhe në pushtet po shkatërron çdo gjë që lidhet kombin dhe shetin . Po ndihmon Vuçiqin - serbo ruset që të përmbushin pretimin për kthim në Kosovë si në vitet 1980 - 1999. Kosova po ballafaqohet me sanksione e izolim dhe në botë po forcohet blloku kundër shqiptarë pasi po që ky po kundërshton miqtë tanë që na ndihmuan për Çlirim dhe Pavarësi dhe po i favorizon kundërshtarët dhe përçarësit e kombit dhe po na armiqëson me të gjithë duke filluar nga UÇK e deri në Yllirid, Luginë dhe me gjithë globin prandaj diplomatet huaj në vazhdimësi po i tërheqin vërejtëjen për demet që po shkakton Kosovës dhe vendeve demokratike.

      Lini një Përgjigje