Zgjedhja e një kryeministri shqiptar në RMV, flet presidenti Pendarovski: Shqiptarët kanë arritur në pozicionet më të larta

6 Shkurt 2024, 17:01Rajoni TEMA
Zgjedhja e një kryeministri shqiptar në RMV, flet presidenti

Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili do të drejtojë qeverinë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Lidhur me emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme, ka folur për Euronews Albania presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.


Pendarovski është shprehur se me Talat Xhaferin njihen edhe privatisht që më herët dhe shtoi se ai është i paanshëm dhe korrekt në punën e tij.

“Në këto 20 vitet e shkuara, pasi është nënshkruar marrëveshja e Ohrit, shqiptarët janë të përfaqësuar shumë mirë në të gjithë sistemin maqedonas. Nuk ka asnjë institucion ku ata nuk kanë qasje. Ne kemi shqiptarë në funksione shumë të larta.

Nëse në vitin 2001 kishte 2.4 % tani është në nivelin e 21 %. Kishim president shqiptar, tani kemi kryeministër. Nuk kam dyshim që do të jetë kryeministër nëse do të ketë votat e të gjithëve, të shumicës bëhet fjalë.

Me zotin Xhaferi ne punojmë edhe në mënyra zyrtare, por njihemi edhe privatisht që në vitet e shkuara. Talat Xhaferi ka punuar në mënyrë profesionale, i paanshëm dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse LSDM i dha mbështetje për të qenë kryetar i Parlamentit në Maqedoni.

Ju thashë edhe në përgjigjen e parë se zgjedhja ime u bë falë zgjedhjes së shumicës së zgjedhësve. 5 vitet e shkuara kam qenë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht se kujt etnie i përket. Sa i përket shqiptarëve më vini në një pozicion jo shumë të rehatshëm, por mund të them se në 5 vitet e shkuara shqiptarët në aktivitetet e mia të përgjegjësisë kanë arritur në pozicionet më të larta. Kemi gjeneralë, anëtarë të Këshillit të Sigurisë, etj.

Nuk e di nëse mendoni për 5 vitet e shkuara, por 20 vitet e tjera pasi kam qenë në pozicione të tjera të vështira. Momenti më i vështirë ka qenë në vitin 2001, por arritëm një marrëveshje shumë të mirë falë negociatave. Kaluam 7 muaj të vështirë dhe arritëm në marrëveshjen e Ohrit.

Në marrëdhëniet si president me të gjithë kolegët unë kam një parim, është legjitimiteti i vendit përkatës se kë zgjedhim. Si me Metën ashtu edhe me Begajn kam një komunikim të shkëlqyer dhe ne kemi bashkëpunuar shumë mirë. Falë këtyre marrëdhënieve janë të shkëlqyera edhe marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Pendarovski.

2 Komente

  1. f
    foshnja

    Te gjithe e dime qe shqiptaret shikohen dhe trajtohen me percmim nga maqedonasit. Kjo vjen edhe per fajin e tyre; drejtohen nga feja qe i ve ne konflikt me veten e tyre dhe lere me me te tjeret, kane nje nivel te ulet edukimi, te percare ne 100 parti. Maqedonasit nuk kane per te respektuar marreveshjen e Ohrit, dhe asnje marreveshje sa te shikojne qe shiptaret jane inferiore

    1. K
      Katoliku nga Gostivari katolik - historikisht

      Fjalë koti E dinë shqiptarët vetë se sa të lumtur janë atje. Ti flet nga pozita e zotit të shtëpisë - hegjemoniste. E dimë që jemi të riokupuar, dyngjesh, Kush nuk na pyeti, as po na pyet. Një grusht shkiesh superiorë në Dardani. Një masë amorfe milionëshe nën riokupimin serb me emrin FyRoM

      Lini një Përgjigje