Protestat e fermerëve në Greqi, reagon Mitsotakis: S’mund të bllokoni rrugët dhe të shantazhoni shoqërinë

7 Shkurt 2024, 12:21Rajoni TEMA
Protestat e fermerëve në Greqi, reagon Mitsotakis: S’mund

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas protestave të vazhdueshme të fermerëve në Greqi.

“Dialogu i hapur bëhet me rrugë të hapura. Askush nuk mund të shantazhojë shoqërinë dhe të bllokojë rrugët sado e drejtë të jetë kërkesa e tyre”, ka thënë Mitsotakis.

Duke iu drejtuar fermerëve, kryeministri grek shtoi: “ishim ne ata që ulëm taksat për fermerët, që negociuam për një politikë të përbashkët bujqësore e cila ka vështirësi dhe këtu po diskutojmë sërish se si mund ta bëjmë më mirë. Jemi gjithmonë të hapur për dialog”.

Përveç Greqisë, nga protestat e fermerëve u përshinë Italia, Spanja, Portugalia dhe Franca. 

Lini një Përgjigje