Vuçiç qetëson Gjermaninë: Nuk do sulmojmë askënd!

7 Shkurt 2024, 22:40Rajoni TEMA
Vuçiç qetëson Gjermaninë: Nuk do sulmojmë

Në konferencën e përbashkët për shtyp mes Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministrit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, Vuçiç u shpreh se “Serbia nuk do të befasojë askënd ushtarakisht ose me ndonjë lëvizje tjetër”.

Duke folur rreth çështjes së dinarit, që është ndaluar me të hyrë në fuqi rregullorja e re e BQK-së, Vuçiç tha se kjo është “absolutisht e paligjshme”.

“Për çështjen e dinarit nuk jemi plotësisht dakord, sepse Republika e Serbisë, në pajtim me marrëveshjet e pranuara, konsideron se heqja e dinarit është krejtësisht e paligjshme, sepse financimi i sistemit shëndetësor dhe shkollor është pjesë e marrëveshjes së parë të Brukselit dhe çdo marrëveshje tjetër pas kësaj, dhe nuk ka asnjë dokument tjetër që do të tregonte të kundërtën. Ky është një provokim që askush nuk e di pse dikush po e bën, përveç se qëllimi është spastrimi etnik i serbëve nga Kosova”, tha Vuçiç.

3 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Eshte genjeshtra e radhes,perbindeshi rusoserb,genjen ne menyren me perfide nje figure te shquar,delegacionin e gjermanise,te cilet po tentojne te bindin bishen per nje mirekuptim ,per nji jete stabile per nji njohje de facto dhe de jure,Republiken e Kosoves.Nga e kaluara ,si ne Uashington,ne Bruksel,ne Oher,ky matrapaz per te gjitha zotimet e veta para nderkombetareve eshte shprehur i gatshem,se do te eci drejt nje stabilizimi ne mardheniet e popullit te vet dhe Republikes se Kosoves.Ne fakt cfare ka ndodhur?gjithmone sic e kane tradit rusoserbet,mareveshjet kane perfunduar ne WC ,sepse vet gjeni i ketyre si pooull si kuoture si "mencuri" e kane tradhetine .Jane te prirur te behen viktime,te bien dakord por nga ana tjeter zbatojne me te keqen.Qe shteti gjerman dhe tere pooitika gjermane niset nga parime njerezore humane,kjo nuk viret ne dyshim fare,Gjermania eshte e interesuar qe edhe popujt e keti ballkani "fuci baroti" te jetojne te lumtur ne paqe .Por a i besohet dhelpres plake?hienat jane te pa ngopura,por ne do shpresojme se ne serbi,do lulezoj ndonje fryme e re me njerez si zoti Sandulovic,te cilet nisen nga parime humane ..Verte,a duhet te besojme disa %?te shohim.Mirenjohje delegaciinit gjerman dhe zotit Boris Postirius per perpjekjet humane.

    1. H
      Haka Tekizoti

      Nëse Gjermania e kushdo tjetër i beson këtij, atëherë, më e pakta, janë naivë. Vënia në gjumë e rojeve, e kundërshtarit dhe e viktimës së planifikuar është një nga taktikat për t'i kapur në befasi e për ta fituar luftën ne kosto sa më të ulët.

      1. S
        Shkodrani

        Si puna e rusit, "jo ne nuk sulmojme kend"!

        Lini një Përgjigje