Çfarë janë strukturat paralele serbe? “Kanceri” që po gërryen Republikën e Kosovës

7 Shkurt 2024, 21:20Rajoni TEMA
Çfarë janë strukturat paralele serbe? “Kanceri”

Edhe pse Kosova për pak ditë feston 16-vjetorin e shtetësisë, strukturat paralele serbe vijojnë të operojnë në 10 komunat me shumicë serbe por edhe në disa komuna të tjera të mëdha.

Këto struktura paralele u ngritën menjëherë pas përfundimit të çlirimit të Kosovës, ndërsa ofrojnë shërbime administrative, arsimore, shëndetësore dhe shërbime të tjera, paralelisht me ato të shtetit të Kosovës.

Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin kosovar, por edhe me vet Planin e Ahtisarit mbi të cilin u ngrit shteti i Kosovës.

Dëmi më i madh është fakti që Kosova nuk po arrin të krijohet si shtet funksional, shtet unik, shtet ku funksion dhe ekziston një normë institucionale dhe konstitucionale kjo pastaj është dëmi më i madh sepse strukturat e tilla nuk lejohen në shtetet normale, funksionale”, tha Bekim Salihu nga Instituti GAP.

Rreziku më i madh nga këto struktura është për sigurinë, pasi janë bërë përgjegjëse për të gjitha trazirat në që kanë ndodhur ndër vite në veriun e Kosovës. Serbia financon këto struktura me miliona euro në vit përmes një procesi shumë të dyshimtë.

Qëllimi është t'i mbajnë personat të instrumentalizuar, të manipuluar ose të kontrolluar. Qëllimi i këtyre parave që Serbia i dedikon të këto struktura dhe këta persona është që këta persona ta refuzojnë shtetin e Kosovës”, shtoi Salihu.

Javën e kaluar janë mbyllur 7 komuna paralele por që ngjalli reagimin e ndërkombëtarëve për frikën e rritjes së tensioneve.

Mendoj që qasja në këtë rast është edhe e mençme, edhe e guximshme, edhe e duhur. Do të duhej që të mos ketë tolerim e kompromis në këtë pikë për shkak se, ose je shtet, ose nuk je shtet.

Serbia ishte pajtuar që të shuante këto struktura në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 

2 Komente

  1. D
    Dardan

    Zgjidhja paqesore eshte vetem nje: Referendum Popullor te organizuar nga OSBE-ODHIR ne Kosove dhe Serbi, se me ke duan te administrohen komunat kufitare: me Serbine apo me Shqiperine?!

    1. P
      Pesimisti

      Strukturat paralele jane vertet kancer per Kosoven, por edhe tregues te historise se Kosoves. Kosova u clirua nga NATO dhe funksionon sipas rezolutes 1244...Qe te mos zgjatem Kosova eshte shtet, por edhe jo shtet...Pikerisht per kete lindi ideja e bisedimeve qe Kurti e zevendesoi me reciprocitetin e tij te famshem. Me von lindi ideja e "shkembimit te territoreve" qe ishte perseri Kurti qe dhjeu ne te. Edhe sot Kurti ben rolin e "pelivanit" dhe hidhen nga dega ne dege dhe nuk bashkepunon me Ameriken. Kosova nuk mund te jete shtet perdersa nuk njihet nga OKB. Eshte tjeter deshira jone dhe tjeter deshira serbe qe "kerleshen" ne kete bote bipolare. Bota jone mbeshtetet nga Amerika dhe bota serbe nga rusi. Dallimi midis Kurtit dhe Vuciqit eshte se pavaresisht thirrjeve te Evropes qe Kurti te mbeshtett ne politiken Amerikane per te arritur qellimin, ai eshte orgjinal dhe nuk degjon nga ai vesh. Vuciqi edhe pse eshte vene nen "kudhren evropiane" per te vene sanksione rusit, nuk e ben kete gje. Kurti kundershton Ameriken nga deliri i madheshtise. Vuciqi kundershton Ameriken dhe Evropen si perlud i madheshtise. Kurti ja fut vehtes "bam". Ai nuk kuptohet se pse qellon vehten me plumb ne kembe. Ne keto sitauata kanceri i asociacioneve po rritet dhe doktori rus e serb po e cojne mjekimin tek doktoret e Keshillit te Sigurimit qe punojne me komision te perzier ruso-amerikan. Kurti eshte dakort me kete komision sepse atij nuk i hyn ne sy doktori amerikan apo evropian. Kanceri vazhdon te perparoje....

      Lini një Përgjigje