Ministri gjerman ia thotë në sy Vuçiçit: Rusia ka ndikim në Serbi, do ta armatosim Kosovën

8 Shkurt 2024, 12:35Rajoni TEMA
Ministri gjerman ia thotë në sy Vuçiçit: Rusia ka ndikim

Garancinë për mbrojtjen e Kosovës, e përsëriti edhe në Serbi. Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, ia tha në sy presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se vendi i tij do të vazhdojë ta ndihmojë me armë dhe në fushën ushtarake Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Një tjetër kritikë e sjellë nga Berlini, ishte ajo për raportet e ngushta mes Serbisë dhe Rusisë, duke paralajmëruar se kjo pengon rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sa është ndikimi i Rusisë në Serbi, do të jap përgjigje në këtë pyetje. Perceptimi ynë është se ka mjaft ndikim në shumë kanale.

Serbia duhet të gjejë mënyrën e saj për t’u përballur me këtë dhe Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe rolin e saj në rajon se si do të komunikojë për të gjitha vështirësitë me të gjitha gjërat, të cilat perceptohen si ndonjë provokim.

Por nuk ka rrugë drejt BE-së përmes konflikteve në rajon dhe kjo duhet komunikuar qartë”, tha Pistorius.

Ministri gjerman kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën dhe të reduktojë prezencën ushtarake në kufirin mes vendeve. Ndërsa Vuçiç u përgjigj i irrituar duke thënë se Beogradi dhe Berlini ndajnë qëndrime të kundërta për këtë temë.

Presidenti serb përsëriti retorikën e zakonshme duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me vendimin për dinarin po tenton të bëjë spastrim etnik në Kosovë.

“Sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, unë shpjegova specifikat e qëndrimit të Serbisë, Kartën e OKB-së, marrëdhëniet me Kosovën, dhe deklarova se gjithçka që tha Pistorius për integritetin territorial të Ukrainës është e vërtetë dhe ne në Serbi e dimë më së miri se si duket kur i mohon dikujt te drejta të barabarta për integritetin territorial.

Në asnjë mënyrë nuk e kërcënojmë bashkëpunimin me Ukrainën. Do të marr pjesë në samitin në Tiranë. Presidentin Putin nuk e kam parë për dy vjet përveç një takimi shumë të shkurtër samitin në Kinë. Nuk kam çfarë fsheh.”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera, ministri gjerman I mbrojtjes nënvizoi në Serbi se hetimi për sulmin në Banjskë është vendimtar për atë që do të pasojë.

6 Komente

  1. T
    Te tjeret ndertojne uzina ne armatosemi

    Dua arme e municion se do shkoj E urrej dhe une fashizmin doluftoj

    1. N
      Nuk lufton me kosova o Minister gjerman

      Gjermania kujton se ka trima ne Kosove te luftojne si ukrainasit, gabim! Luftetaret e Kosoves dergjen burgjeve te Hages, iku ajo kohe. Kurti eshte trim kur e mbron Nato, ndryshe iken ne Norvegji me familje, ndersa VV ngre duart lart sapo ta urdheroje Serbia.

      1. m
        mb

        Ne krahasim me ty, kosovaret jane superior!

        1. L
          LDK

          Ne Hage jane 5-6 persona, shumica e tyre drejtues politik te UCK dhe pa qene asnje dite ne front te luftes. Mbi 90% te veprave te dyshuara ne Hage, jane kunder SHQIPTAREVE te tjere, kryesisht veprimtare te partise se Ibrahim Rugoves, LDK.

          1. l
            lani

            ty te qifsha fisin gjak muti i prish

            1. M
              Mitrovice

              Merru me Janullen qe po te ckerdhen vatan e popull. O injorant e mendje shkjau. Se si luftojne shqiptaret e Kosoves mund ta provosh. Shko merr Radojćićin dhe nisnu per Kosove, qen bir qeni.

            Lini një Përgjigje