“Më dhunuan brutalisht 10 persona, Radoiçiçi i pranishëm”, Sanduloviç: Më filmuan, videot ia dërgonin...

8 Shkurt 2024, 09:43Rajoni TEMA
“Më dhunuan brutalisht 10 persona, Radoiçiçi i

Politikani opozitar serb Nikola Sanduloviç ka folur për ngjarjen e 3 janarit ku ndaj tij u ushtrua dhunë barbare nga shërbimi sekret i Serbisë, kjo pasi Sanduloviç vendosi lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës së mitur e cila humbi jetën në sulmin e bërë ndaj familjes së Adem Jasharit.


Ai tha se gjatë dhunës së ushtruar ndaj tij, e cila ka zgjatur me orë të tëra ka parë edhe Milan Radoiçiçin,organizatori i sulmit në Banjskë.

“Kam qenë i rrëmbyer para shtëpisë sime. Për fat të mirë, dy policë i kisha para shtëpisë, sepse edhe më parë më kishin kërcënuar ndaj i kisha marrë për mbrojtje. Kanë dalë dy makina të mëdha nga të cilët dolën 10 persona.

Ata filluan të më rrahin direkt në rrugë. Më pas më futën në furgon, më rrahën brutalisht. Më pas më çuan në stacionin e policisë. unë kam bërtitur se kush jam e nga vij, njerëzit e kanë kuptuar se unë jam presidenti i partisë republikane. Ata u kanë thënë njerëzve që lëreni se ky nuk di çfarë flet.

Unë kam pasur gjakderdhje, asnjë s’ka folur me mua më kanë rrahur brutalisht. Pastaj më hodhën në një kamion dhe kur janë hapur dyert kam parë që po më nxjerrin jashtë dhe më kanë lënë para ndërtesës së policisë sekrete të Serbisë e cila është përgjegjëse për shumë vrasje të bëra në periudhën e ish-Jugosllavisë. Aty më kanë marrë disa persona me uniforma si ajo që kishte Radoiçiçi në Banjskë.

Aty më kanë vënë në gjunjë dhe më kanë mbajtur këmbë e duar e lanë vazhduar të më rrahin. Në atë moment kam parë sigurinë e  madhe, kam parë edhe Radoiçiçin, i cili ka qenë prezent aty. Kanë qenë edhe 5 persona civil të cilët kanë bërë filmimin e agresionit ndaj meje”,-tha Sanduloviç në Euronews Albania.

Sanduloviç tha se gjatë dhunës barbare të ushtruar ndaj tij, ishin 5 persona të cilët filmonin. Sipas tij këta persona të veshur civil, ia dërgonin dikujt këto filmime e më pas i fshihnin.

Sanduloviç, i cili ende nuk është rikuperuar tha se nga dhuna e cila zgjati mbi 4 orë ai kishte qenë klinikisht i vdekur.

"Ata janë munduar të thonë se unë nuk po them të vërtetën. Unë jam i sigurt që mund t’i njoh të gjithë personat e përfshirë që më kanë çuar atje, dhe ata që më kanë rrahur. Unë isha gati i vdekur klinikisht.

Kur kam thënë që nuk jam pjesëtar i asnjë organizate ata më kanë rrahur dhe më kanë dhunuar. Ata më kanë sjellë të shtëpia e atje më ka pritur një ekip që është kujdesur për mua. Ajo që më është fiksuar është se ata më kanë filmuar kur më dhunonin.

E mbaj mend që ata dërgonin video dhe i fshinin. I dëgjoja kur komunikonin që ia dërgonin dikujt”, -tha Sanduloviç ndërsa shtoi se ata e kishin pyetur se çfarë bisedash kishte bërë me Albin Kurtin dhe me Mehmet Prishtinën.

2 Komente

  1. T
    Treni

    Ehe, nuk i lanë serbët këto metodat e UDBsë.

    1. R
      Rama Vučić

      Me urdhër të Vučić-it.

      Lini një Përgjigje