Duke filluar nga pranvera e vitit 2024, Greqia do të zbatojë një sistem të ri për të rregulluar plazhet me peizazh dhe për të siguruar aksesin e publikut.
Sipas ligjit të ri, të paktën 50 për qind e zonës së plazhit do të duhet të mbetet e aksesueshme për publikun, domethënë pa shezlongë privatë.
Ministria e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave të Greqisë prezantoi një ligj të ri për rregullimin e plazheve dhe pronës publike bregdetare në Greqi, sipas të cilit sipërfaqja që mund të merret me qira nuk mund të kalojë më 50 për qind të sipërfaqes totale të plazhit. Përqindja ulet më tej për zonat e shënuara me “Natura 2000”.
Sistemi i ri synon të zgjidhë çështjen e pushtimit privat të plazheve publike. Kushtetuta greke njeh vijën bregdetare të vendit si një e mirë publike, duke u siguruar qytetarëve akses të pakufizuar në çdo kohë.
Në veçanti, ligji i ri thekson aspekte të tilla si pastrimi i plazhit, ofrimi i shërbimit, aksesi në ambiente dhe prania e shpëtimtarëve, shkruan Real Greek Experiences.
Ligji i ri vendos kufizime për koncesionet e plazhit, duke kufizuar sipërfaqen e kontraktuar në maksimum 500 m2, pra jo më shumë se 50 për qind të sipërfaqes totale të plazhit. Për shembull, nëse plazhi është 10,000 m2, të paktën 5,000 m2 duhet të mbetet i lirë. Për sa i përket çadrave dhe shezlongëve, ato mund të mbulojnë deri në 60 për qind të sipërfaqes së miratuar, e cila reduktohet në 30 për qind në zonat “Natura”.
Koncesionarëve u kërkohet të përmbushin detyrime të ndryshme, përfshirë pastrimin e rregullt të plazheve dhe instalimin e infrastrukturës sanitare, si dhe duhet të heqin pajisjet e tyre në fund të sezonit veror.
Dergojani Qeverise Rama kete informacion. Eshte absurde qe nje qeveri medemek socialste ja jep privatit thuajse 100 perqind plazhin, sic ndodh ne plazhin e Llamanit, Himare.
Cfare lesh socialistesh jane keta. Moren refugjatet afrikane te Melonit.
Mjaft e mire. Keshtu shfrytezohen me shume hapesirat publike, pasi shume pushies nuk qendrojne ne rere me shume se 2 -3 ore, ne kete menyre te njejten hapsire mund ta shfrytezojne shume pushues ne nje dite.
bravo
Tek ne ne leter 30% plazh publik ne fakt, ne zonen e Malit te Robit, me pak se 1%.
Beheni 100%. Nese ndonje do te marre cader tek privati ta marre dhe ta vere ku te doje!
Ne Sarande te moshuarit, grate shtatzana, te semuret dhe femijet nuk lejohen ne plazhin afer banesave duke pare detin me dylbi. Plazhi publik eshte mbi 30-50 minuta larg. Nuk di a do te zgjidhet kjo anomali korruptive e qeverise Rama? A u ngopen ?
Shume vendim i mire. Tek ne plazhet publike te reklamuara si 30% tek Mali Robit jane pothuajse 0%. Niko
Ta degjoje e korruptuara Kumbaro-Bello, qe s lane cope pa privatizuar ne vlore, dhe qe na mburren per turizmin e madh
TI KTHEHET PLAZHI POPULLIT SE SDUROHEN INJORANTET QE E KANE ZAPTUAR. NQS JENI VERTET SOCIALISTE BEJENI LIGJIN SI GREQIA
Vendim i mire. Plazhi nuk eshte vetem per te pasurit. I takon te gjitheve. Nuk eshte e drejte te mos shkelesh dot ne plazh po nuk pagove shezllon.