Ekzekutimi i biznesmenit grek: Nga konfliktet me partneren për miliona euro të zhdukura, te dëshmia e mikut të tij. Zbardhen detaje të reja!

9 Shkurt 2024, 18:50Rajoni TEMA
Ekzekutimi i biznesmenit grek: Nga konfliktet me partneren për miliona euro

Ndër të tjera e rëndësishme është dëshmia e një personi që policia ka mbikëqyrje. Ai është miku i viktimës, i cili ka qenë bashkë me viktimën dhe më pas ai e ka ftuar për një pije në shtëpinë e tij.

“Nuk më dëgjuat, pse?”, kjo frazë është dëgjuar në lokacionin ku u ekzekutua biznesmeni dhe më pas iu dogj makina.

Mediat greke shkruajnë se autorët donin të ishin absolutisht të sigurt se 59-vjeçari do të vdiste dhe nuk u ndalën tek breshëria me kallashnikovin por i vunë flakën edhe makinës së biznesmenit gjatë kohës që ishte brenda.

Oficerët që po hetojnë vrasjen do të presin rezultatet e ekzaminimit të kallashnikovit të gjetur në makinë, ndonëse flakët dhe uji i derdhur nga Shërbimi Zjarrfikës ka shumë të ngjarë të mos kenë lënë asnjë provë pas.

Dy ditë më parë është ekzekutuar në Athinë Kristos Jalias, një biznesmen i njohur në tregtinë e mishit dhe bojërave. Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit të vendit.

Policia njoftoi se ndaj viktimës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vazhdim makinës së viktimës iu vu zjarri. Pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Jalias.

Kristos Jalias ishte një biznesmen tepër i njohur në Greqi. Ai ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të mishit në Greqi. Ai kishte edhe një fabrike boje si dhe ka qenë president i ekipit të futbollit të Trikallas.

Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë. Bashkëshortja e parë e tij ishte ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2018 dhe autorët nuk janë gjendur kurrë.

Emri i Jalas është përfshirë edhe në Shqipëri në disa aktivitete tregtare, import-eksport mallrash tregtie nga vendet e Amerikës latine drejtë Shqipërisë me stacion ndërmjetës Athinën, tregti mishi, boje dhe blerje pronash.

Ai kishte të punësuar më shumë se 4000 punonjës në dhjetëra kompanitë dhe bizneset e tij. Policia thotë se dy janë pistat e hetimit. Ajo e larjes së hesapeve mes bandave të kontrabandës së cigareve që operojnë në zonën e Elefsine ose pista e prishjes së bizneseve me partnerët e tij shqiptare në bizneset që ai kryente me vendin tonë.

Viktima ka qenë ortak jo zyrtar me Thimio Dobroniku, një shtetas shqiptar i ekzekutuar pak muaj më parë në Faliro të Athinës.

Dyshohet se pista kryesore është kontrabanda e cigareve dhe me gjasa autoret janë bandat e gjeorgjianëve që po ekzekutojnë gjithë eksponentët e mafies së trafikut të cigareve kontrabandë në Athinë.

1 Komente

  1. Z
    Zigur

    Pyesni qelbansallnien po qe per pare...ato shkerdhehen per 5eu.jo me miliona...

    Lini një Përgjigje