65-vjeçari në Pogradec vret veten me kallashnikov

10 Shkurt 2024, 19:43Rajoni TEMA
65-vjeçari në Pogradec vret veten me kallashnikov

Një 65-vjeçar nga fshati Vërdovë i Pogradecit është vetëvrarë duke përdorur një armë zjarri të llojit kallashnikov.

Nevrus Afezi, banor i këtij fshati në rrethana ende të paqarta edhe për policinë ka kryer vetëvrasje në mjediset e banesës së tij.

Kanë qenë familjarët ata të cilët pasi kanë dëgjuar krismat e armës kanë vrapuar për të zbuluar se çfarë ka ndodhur, por e kanë gjetur pa shenja jete 65-vjeçarin.

Ne këto kushte kanë lajmëruar policinë e komisariatit të Pogradecit e cila ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vetëvrasjes.

Më datë 10.02.2024, rreth orës 17:35, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në bodrumin e banesës dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik, shtetasi N. A., rreth 65 vjeç.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje