“Përgatitje për rezistencë”, shfaqet një organizatë e re në veri të Kosovës, udhëzon serbët si t’i kundërvihen policisë

13 Shkurt 2024, 09:03Rajoni TEMA

“Përgatitje për rezistencë”, shfaqet një

Disa fletushka të një organizate të re “Mbrojtja Popullore” janë shpërndarë të hënën në komunat veriore të Kosovës, në të cilat janë dhënë udhëzime për “t’iu kundërvyer policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

Shpërndarjen e këtyre fletushkave e ka konfirmuar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin në “Interaktiv” të KTV-së.


“Informata nga terreni është që sonte ka dalë një organizatë e re ‘Mbrojtja Popullore’ të cilët kanë shpërndarë fletushka që të përgjigjen kundër policisë dhe kundër administratës komunale përmes koktejeve molotov, gurëve dhe gjërave të tjera”, ka thënë ai.

Në fletushka udhëzohen serbët që t’i gjuajnë me gjësende policët e Kosovës, përfshirë edhe me kokteje molotovi. Po ashtu udhëzohen edhe si të goditen me shuplakë shërbyesit komunal.

Ndër udhëzimet në këto fletushka janë edhe si të thyhen veturat e policisë “më lehtë” e po ashtu edhe ka udhëzime se si “të bëhet kokteji i molotovit”.

“Përgatitje për rezistencë”, shfaqet një

1 Komente

  1. M
    Martin

    Pergatitje per Rezistence me titull: "Mbrojtja Popullore" nenkupton se Serbia do te pushtoje shume shpejt kater lomunat ne veri te shtetit artificial te Kosoves per t'i aneksuar ato. Per kete aksion po e ndihmon Al dhe nuk bin Kurti me gerr-verret e tij. Serbia nuk po pergatitet ushtarakisht kot dhe nuk po i forcon lidhjet kot me Rusine, Hungarine, Greqine, Bjellorusine, Kinen etj. Nga ana tjeter, Kosova e Albin Kurtit ka nje mbrojtje te dobet teknike dhe aleatet e medhenj po i largohen, ndersa aleatja e vogel-Shqiperia nuk do te jete eshte me ajo e vitit 1999. Kosova duhet te kerkoje REFERENDUM POPULLOR ne kater komunat serbe ne veri te saj dhe ne tre komunat shqiptare ne jugperendim te Serbise Jugore, si dhe te shikoje te gjitha mundesite qe t'i bashkohet sa me shpejt trungut ame-Shqiperise. M.GJ.-SHBA)

    Lini një Përgjigje