Ndalimi i dinarit serb në Kosovë, Escobar: Veprimet e njëanshme lënë pasoja, palët t’i rikthehen dialogut

13 Shkurt 2024, 12:36Rajoni TEMA
Ndalimi i dinarit serb në Kosovë, Escobar: Veprimet e njëanshme

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi se SHBA e ka plotësisht të qartë se nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme në lidhje me dinarin serb në Kosovë dhe se lëvizje të tilla do të kenë pasoja.

Për Tanjug, Escobar u shpreh se këto çështje duhet të komunikohen me afate që nuk prekin popullatën.

“Besoj që ishim shumë të qartë në këtë. Duhet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe gjithashtu duhet të komunikohet me kohë të mjaftueshme dhe lajmërime të mjaftueshme te popullata e prekur.

Dhe ne qëndrojmë gati që të ndihmojmë të dyja vendet që të zgjidhin këtë çështje, por të dy vendet duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, theksoi ai.

3 Komente

  1. e
    emigranti

    Nuk eshte e vertete qe qeveria kosovare ka ndaluar dinarin serb ne Kosove, por ka ndaluar qarkullimin e tij jo nepermjet bankave, pasi deri tani qeveria serbe nepermjet dergesave me dinar per pensionistet serbe e te tjera sherbime te domosdoshme per popullaten serbe, shperndan edhe fonde per bandat terroriste serbe. Keshtu qe shperndarja e dinarit nepermjet sistemit bankar , e cila eshte rruga e duhur sipas se ciles veprojne te gjitha vendet e civilizuara, eshte rruga e duhur per ti prere rrugen veprimeve te paligjshme.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Lenia ne fuqi valuten e nje shteti tjeter ne nji shtet tjeter,eshte e kunder ligjeshme edhe ligjet nderkombetare.Insistimi kaq i mdh i rusoserbeve,eshte nje atentat,nje ofanzive qe pregatitet per tu hedhur ne sulm ,njilloj si ne krime.Menyra se si shkon ky proces me nje kokefortesi prej te cmendurve ,nuk befason vetem duhet vigjilence per te kuptuar pasojat per ne dhe qellimet djallezore qe ka rusoserbia kina.ndaj Republikes te Kosoves.Eshte cmenduri te thuash se : ndalimi: kur ndalim nuk ka,aty (ne RK)egzistojne bankat,doganat policia..qe kryejn detyrat e tyre si ne cdo shtet.Edhe dinari serb mundet te konvertohet ose te dergohen si cdo valute tjeter qe hyjn ne Kosove,por valuta valide e cila do perdoret per blerje ,shitblerje,eshte Euro.Asgje e keqe ketu nuk shihet,pos ndalohet nje rruge kontrabande ku elemente te vucicit putinit,pasurohen me dinar per qellime te keqija.Bota,akoma nuk e ka kuptuar realitetin rusoserb o kinez,ata ja ndien aromen por nuk po e kuptojne qellimin final,dhe AI eshte nje shteg i hapur nje arsye se kesaj pjese i thone serbifashiste,gjithmone sipas kokave te cmendura te armikut..Vendimi i BQK eshte shum i drejt,ky vendim duhet te perkrahet nga e tere bashkesia nderkombetare...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa emer.

        O Flamur, or Flamur qe nuk je flamur! Vet flet dhe vet degjon! Ti ke te drejte per ato qe thua por nuk kupton se edhe Escobar thote po ato qe thua ti, por ne forme te qyteteruar. Escobar u shpreh se "këto çështje duhet të komunikohen me afate që nuk prekin popullatën". Pra ai nuk thote se Kosova duhet te kete dinarin si pare kombetare...Ti spjegon per vehten tende dhe nuk degjon se keto pune duhet te zgjidhen "përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe gjithashtu duhet të komunikohet me kohë të mjaftueshme dhe lajmërime të mjaftueshme te popullata e prekur", sic thote Eskobar. Kurti pjerth muhabetin dhe ti justifikon Kurtin! Asnje nuk kundershton te drejten e Kosoves, por ata flasin edhe per te drejten e serbeve ne Kosove qe marrin ndihma nga Serbia si pensione apo edhe si institucione. Tere keto pune jane sipas marreveshjeve te meparshme te qeverive te dy vendeve...Kurti nuk mund te marre vendime te njeanshme, por duhet diallog per ato probleme qe ai dhe Vuciqi jane marre vesh me pare. A keni llogjike ju ne Kosove?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje