SHBA e egër me Albin Kurtin: Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere

13 Shkurt 2024, 19:00Rajoni TEMA
SHBA e egër me Albin Kurtin: Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Në një intervistë për shefin e shërbimit shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, zoti O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara. “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin, thotë zyrtari i lartë amerikan. Ndonëse Shtetet e Bashkuara e kishin këshilluar qeverinë e Kosovës kundër një veprimi të tillë, ajo vendosi ta zbatojë atë, pa konsideruar këshillat e partnerëve kryesorë, thotë zoti O’Brien. Vendet modern të Evrops, thotë zoti O’Brien i zgjidhin këto çështje me dialog paraprak dhe informojnë banorët me kohë. Zyrtari amerikan tha se kishte patur disa kontakte me kryeministrin Kurti para shpalljes së vendimit dhe vetëm një shkëmbim të shkurtër pas shpalljes së tij.

I pyetur lidhur me marrëdhëniet Kosovë Serbi që pas marrëveshjeve të Ohrit, zoti O’Brien tha se zbatimi i tyre, i përket secilës palë të ndërmarrë veprimet e veta, e pakushtëzuar nga pala tjetër. Serbia tha ai, ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt njohjes de-fakto të Kosovës, si çështja e targave dhe dokumenteve doganore. I pyetur nëse Beogradi qëndron prapa sulmit të grupit të armatosur serb në Banjskë, Zoti O’Brien tha se Serbia zëvendësoi shefin e shërbimit të zbulimit, i cili ishte i përfshirë në të, tërhoqi trupat afër kufirit me Kosovën dhe se Uashingtoni pret që Serbia të ndjekë penalisht personat përgjegjës.

Intervista:

Zëri i Amerikës: Zoti O’Brien, vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të nxjerrë nga qarkullimi dinarin serb është acarimi i fundit në marrëdhëniet ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë. Qeveria në Prishtinë thotë se dëshiron të zbatojë ligjet e veta, Kushtetutën e saj, të lejojë vetëm Euron si monedhë të vetme. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po thonë ndryshe. A mund të na tregoni përse mendoni kështu?

Jim O’Brien: Kjo është çështje partneriteti dhe aftësie në qeverisje. Të gjitha problemet që janë hasur që kur u shpall ky vendim, u identifikuan që në 5-10 minutat e para, pasi mësuam për të. Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin. Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim. Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin.

Zëri i Amerikës: Duket që Qeveria e Kosovës e kuptoi këtë edhe pas trysnisë ndaj saj dhe Banka Qendrore njoftoi për një shtyrje tre mujore. A është kjo kohë e mjaftueshme, sipas mendimit tuaj?

Jim O’Brien: Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe ne. Pra jo, duhet ta ndërpresin menjëherë këtë dhe pastaj të punojmë drejt zgjidhjes së problemit konkret, që ata duan të zgjidhin, ashtu siç veprojnë shtetet moderne evropiane.

Zëri i Amerikës: A keni biseduar me Kryeministrin për shqetësimet tuaja dhe për këtë sugjerim?

Jim O’Brien: Kemi patur disa biseda në periudhën para se të shpallej vendimi dhe një shkëmbim të shkurtë më pas.

Zëri i Amerikës: Dhe si e prit ai vlerësimin tuaj?

Jim O’Brien: Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere.

Zëri i Amerikës: Zoti O’Brien, Bashkimi Evropian ka vendosur disa masa kufizuese ndaj Kosovës, pa i quajtur sanksione. A planifikojnë Shtetet e Bashkuara ta bëjnë të njejtën gjë, nëse Prishtina këmbëngul në qëndrimin e saj?

Jim O’Brien: Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere.

Zëri i Amerikës: A e shihni çështjen e dinarit të lidhur me Asociacionin?

Jim O’Brien: Çështja është se çfarë problemi po synon të zgjidhë vendimi i ri. Është e drejtë e Kosovës të vendosë se çfarë valute po dërgohet në juridiksionin e saj. Asociacioni do ta zgjidhte këtë problem duke qartësuar çështjen e parave që dërgohen dhe qëllimet për të cilat do të përdoreshin. Ka mënyra tjera për ta siguruar këtë qartësi, përfshirë përmes dialogut, përmes konsultimeve joformale, ashtu si shtetet moderne u japin përgjigje këtyre çështjeve. Jo duke shpallur vendime në mes të natës pasi partnerët tuaj më të afërt ju thonë se kjo është ide e keqe dhe qeverisje e dobët.

Zëri i Amerikës: Qeveria e zotit Kurti ka rënë dakort për asociacionin, që do ta zgjidhte çështjen e dinarit, por e konsideron atë si lëshim të madh që i është bërë Beogradit në këmbim të njohjes de facto të Kosovës, apo që të paktën Beogradi të nënshkruajë marrëveshjet për të cilat janë pajtuar palët. A ka të drejtë zoti Kurti? A duhet njohja de facto të ndodhë paralelisht me krijimin e Asociacionit?

Jim O’Brien: Në pranverën e kaluar, në Ohër, dy palët janë pajtuar për një sërë veprimesh që duhet t’i ndërmarrin njëra pas tjetrës, secila pavarësisht prej veprimeve të palës tjetrës. Dhe tani janë krijuar rrethana që i lejojnë të dy palët të fajësojnë njera tjetrën në vend që të punojnë që banorët e tyre të jenë të lirë dhe më të përparuar.

Dua të theksoj se qysh nga tetori, Serbia ka bërë dy hapa të rëndësishëm të normalizimit apo të njohjes de facto të Kosovës, përmes zbatimit të targave të makinave dhe dokumenteve doganore. Këto janë synime që janë kërkuar për një kohë të gjatë dhe u realizuan dhe besoj se ka gjëra të tjera, që do të ndodhin në këtë aspekt, nëse i kthehemi dialogut në vend që të veprojmë jashtë tij, siç vendosi të bëjë qeveria (e Kosovës).

Zëri i Amerikës: Por sipas një letre që kryeministrja e Serbisë Bërnabiç u ka dërguar zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ajo realisht hedh poshtë përmbajtjen e atyre marrëveshjeve.

Jim O’Brien: Mendoj se varianti i parë i letrës, që hodhi poshtë (marrëveshjen), është tërhequr. Ato që unë shikoj, janë veprimet, njohja de facto. Normalizimi në këto dy komponentë kyçë u bë në muajt e fundit dhe ka diskutime për gjëra tjera që mund të bëhen, nëse punojmë ashtu siç punojnë shtetet moderne evropiane.

Zëri i Amerikës: Dua t’iu pyes për incidentin në Banjskë, i cili duket se ka ndryshuar paksa qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë. A mendoni se Beogradi qëndron prapa tij?

Jim O’Brien: Pas incidentit të Banjskës, e kemi bërë të qartë se KFOR-i mbron të gjithë njerëzit e Kosovës, përfshirë ata në pjesën veriore. U kemi bërë thirrje të dy qeverive të jenë transparente dhe të hapura me KFOR-in dhe dua të theksoj se Serbia zëvendësoi shefin e shërbimit të zbulimit, i cili ishte i përfshirë në të. Ata kanë arrestuar dhe janë pajtuar se do t’i ndjekin penalisht njerëzit që janë drejtpërdrejt përgjegjës për incidentin në Banjskë dhe trupat serbe janë tërhequr nga pjesa afër kufirit. Të gjithë këto hapa janë bërë dhe pastaj, pas Banjskës u ndërmorën hapa drejt njohjes de facto me doganën dhe targat.

Këta janë hapa të rëndësishëm që erdhën si rezultat i përgjigjes dhe përkushtimit ndaj dialogut. Pra, ne duam përkushtim për të punuar drejt zgjidhjes praktike të këtyre problemeve, jo ndërmarrjes së masave të njëanshme për përfitime vetjake që shqetësojnë partnerët tuaj po aq sa shqetësojnë qytetarët tuaj.

29 Komente

  1. T
    T

    O ju ruralet e Kosoves,largojeni urgjent anarshistin dhe per¢aresin e kombit shqiptar Albini Kurtin nga drejtimi i qeverise.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Upss

      Te ferkosh vetveten eshte e shendetshme dhe te jep kenaqesi. Shkarkon stresin dhe, nese behet me maturi, zgjat ereksionin. Nga ana tjeter, nese e rena me dore shndrohet ne qellim ne vetvete, qe perjashton seksin, jo vetem qe kjo konsiderohet si semundje mendore, por praktikisht rrezikon riprodhimin e species dhe shuarjen nga faqja e dheut. Ja keshtu dhe Bini. Eshte qejf te masturbosh e ti tregosh botes se je k.. arder, por aq ama. Sidomos kur je nje bibilocke i vogel qe je gjalle vetem prej boleve amerikane. Hiq topat amerikane nga Bornsteel dhe ta ben bythen serbi fertele per 48 ore. Ndaj do mbledhur mendja sa me shpejt qe me keto traplleqe nacionalisto-marksiste fundi dihet. Por eshte i tmerrshem dhe i paarsyeshem. Nuk mund te luash me fatin e Kosoves sikur me bibiloshin, o Albin!!!

      Përgjigjjuni
    2. E
      E pat edhe Kurti me veglat e tij

      Opaaaaa, po i vjen shpejt nongrata Kurtit me VV nga pas. Ku po shkon nona Kosove, ndro rruge sa nuk je fare vone. Serbise ja ofruan Kosoven ne tepsi keta plehra sovraniste gjoja qe vetem shqiptare te vertete nuk jane. Zgjohuni bre vellezer kosovare.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Albini eshte nje percares i Kombit, ka fut sherr midis Shqiptareve ne Maqedoni, Presheve, Tuz, tentoi ne Shqiperi me mbeshtetjen e Sa;liut dhe Ilir MEtes

        Përgjigjjuni
      2. H
        H

        Kurti me ne fund ja kaloj dhe Enver Hoxhes, u prish me imperializmin amerikan,Europen borgjeze dhe me Shqiperine,Maqedonin dhe Malin e Zi,percau shqiptaret ne Ballkan dhe tani i ka ngel vetem rrangalla politike Sali nongrata. Largojeni sa nuk eshte vone!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Academia e Burgjeve

          Hahahaha si del per qamet sikleti I Albin Kingut katundarit Mëro - Ymerit të Syrgjyn Pështanit. Fillo stervitjen Ymer me patllixhan dhe sapun ...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Boll u lejua ky karagjoz tu kndervihet partnereve. Kosova vlen me shume se keta egoiste provincial. Zhdukeni sa nuk eshte vone.

            Përgjigjjuni
            1. L
              L

              O vellezer kosovar,akoma nuk po e kuptoni se Albini nuk eshte per ate pune, ai thjesht eshte nje populist recitues ne nivelin e nje nxenesi te zellshem. Kurti eshte njeri fallco,asgje natyrale nuk ka karakteri i tij.

              Përgjigjjuni
              1. Roberto

                Ca thoni ju mo. Ca keni me Albin Kurtin apo se ja ka bere 8 me 2 te gjithve. Albin Kurti eshte "burre" me lesh ne turre. Albin Kurti eshte strateg. Albin Kurti do bashkoje Shqiperine me Kosoven. Albin Kurti do behet kryeminister i te dyja shteteve dhe do na rruaj Carin dite per dite te gjithve. Albin Kurti nje cope muti qe nuk e ka shokun. Nje idiot i lindur. Koken e ka me qoshe se ka rene me dhjetra here nga djepi kur ka qene i vogel. I shkreti vuan nga deliri i madheshtise. I duket vetja politikan largpames por nuk e kupton akoma qe mendja e tij do e qorollepsi tutje. Do kisha shume deshire te dalin dhe te komentojne te gjithe ata qe e kane lavderuar kete koke-qoshe.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pashai

                  Kjo deklaratë i paraprin shpalljes së VV Organizatë Terroriste!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Kurvi edhe kete inskenimin e fundit se gjoja donin ti benin atentat ne Maqedoni eshte bere teper i pabesueshem. Eshte bere me trap se Saliu dhe duket se ashtu do perfundoj si ai.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      M

                      Kurti ka mare rrugen e mutit,ose shqip rrugen e mentorit te tij Saliut,ndryshim eshte se nuk ja mban bytha ta takoj ate publikisht si me pare.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nik

                        Shteti i Kosoves eshte ne rruge te mbare, ju lumte ecni perpara! Shqiptari mikun e mire e do dhe respekton por nuk mund ta vere ne krye te qoshese! Atje rri i zoti i shtepise! Vendimet per shtepine e tij i mer ai, eshte shume e thjeshte!

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nacionalisti

                          Jua kam then vite me pare. 1. Albin kurti kunder uck. 2. Kunder rambujese. 3. Kunder planit Ahtisari. 4 kunder gjykatave te Eulex ne kosove. 5 kunder pensioneve te uck etj etj etj. Albin Kurti njesoj me qendrimet e serbise, per ca ka qen kunder ai, per ato kunder dhe serbia. AGJENTI ME I MIRE SERB, i liruar nga burgu me vendim te presidentit serb nderkohe qe behej lufte ne kosove

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            R

                            Albini eshte delirant ne kulmin e entuziazmit me hu ne bythe. Vellezerit kosovar duhet ti hapin syt dhe ta shikojn hurin ne bythen e Albinit,sa me shpejt aqe me mire per Kosoven.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jimi

                              Amerika vazhdon ta perkedhel Vaucicin edhe pse ai e ka mbushur kupen prej kohesh, duke mos zbatuar sanksionet ndaj Rausise. Ndersa Albini edhe pse eshte ne te drejten e tije dhe me vendimet kushtetuse nuk cenon aspak mardheniet me SHBA-n, keta te fundit mbajne nje qendrim teper agresiv ndaj shqiptareve, te cilet kane qene viktima te genocidit serb !? Amerikes ne Kosove i intereson nje politike dhe nje kryeminister vasal, i cili te zbatoje pa kushte cfare thote ajo edhe pse ato qe ajo thote mund te bjene ndersh me interesat e Kosoves.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bureto

                                Mr. @Jimi! Po kujtoj, që për të qëndruar me këmbë në tokë, ti, unë, kushdo dhe padyshim në rastin konkret Albini, duhet t'i kesh parasysh këto: 1. Fuqia përcakton të drejtën! (Tuqididi) 2, Duaje Atdheun siç do shqiptari Amerikën (populli), dhe 3. Amerika ka të drejtë edhe kur gabon (realiteti)

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Lazy

                                Ky thote, po su sollet si koloni jona, do rriheni me kamzhik. Legena burra kane qene dhe ashtu do mbeten. Askush sja pa hajrin ketyre qe tia shohim ne. Po qe aleat i tyre e ke humbur lojen pa filluar akoma.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Malo

                                  Ju dy komentuesit me siper, cfar kuptoni me shume nga ne qe lexojme artikullin njesoje si ju???jeni bere si laraska per Koqet e Demit qe priste ti binin Koqet e ti hante Laraska.. Ju mjafton ky komente besoje..!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. b
                                    bashkimi per drejtesi

                                    Koncepti kundër demokratik i VV – i pushtetarëve të Kosovës është vrenjtur që nga fillimi mirëpo pro komunistë pro sllavë – analfabet funksional i zbatuan qëllimet e Kutit dhe Osmanës duke anashkaluar, fyen e keqtrajtuar miqtë tanë që po përpiqen të na ndihmojnë. U përbuzën vlerat e UÇK-s dhe NATO-s, atyre që na ndihmuan të çlirohemi nga okupimi serb. Ulërimat kundër të UÇK-s - kreun të saj: “shko në Hagë”, digia e institucioneve shtetërore etj. pengonin konsolidimin e shtetit etj. Sinjalet për politika të gabuara gjatë këtyre tri viteve dhe janë analoge me ato të Serbisë dhe armiqve tanë, dhe njëkohësisht u injoruan me vrazhdësi këshillat e personaliteteve të larta – të vende mike të Kosovës. Kreu i Kosovës për mos bindje disa herë është paralajmëruar edhe me sanksione prandaj do të izolohemi dhe do të kthehemi rrezikut të viteve të 80-ta dhe 90-ta – ndoshta edhe do të zhbëhet Liria dhe Pavarësia. Po dyshojë se kjo ishte dëshira analfabeteve funksional që po i shërbejnë politikave armiqësore kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Veprimet kundër miqve gjithnjë janë të dëmshme dhe janë interes i armiqve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pesimisti

                                      Eshte gati e njejta shprehje e Makronit kur e cilespoi Kurtin "i pabese"... A thua se perendimi e gjykon Kurtin nga politika e tij qe i sherben rusit, apo kane dokumenta, pritet te shikojme. Kurti do hedhi Ameriken ne gjyq njelloj si Sali Berisha. Saliu kerkoi mbrojtesin nga elita perendimore e juristeve, Kurti do e kerkoje nga elita ruse. Eshte fat per Shqiperine qe Saliu ishte ne opozite dhe eshte fatkeqesi per Kosoven qe eshte Kryeminister dhe do e coje Kosoven ne lufte, per bythen e vet....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Eti

                                        Kushedi sa eshte eksituar rama dhe Tema nga veshtiresite qe po kalon kosova dhe kurti?!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Trapi

                                          Para nja dy ditesh bera kete koment: "Sipas mendjes time Albini mendon se duke kercenuar "me lufte" ne Ballkan, do detyroje Evropen ti tregoje vendin Serbise. Nuk e llogarit fare qe me e lehte per Evropen do jete ti tregoje vendin Kosoves, po qe se Kosova nuk i tregon vendin Albinit"... Ja dhe Amerika i ben thirrje popullit te Kosoves ti tregoje vendin Albinit para se Albini ti tregoje vendin Kosoves....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. 3
                                            333

                                            Shume deklarate e turpshme! Albini po ma mbush edhe mua mendjen qe eshte mistrec burre pooor... Serbia sulmoi nje vend tjeter me nje grupim terrorist dhe po i nderon, respekton e po mburret me ata kriminele per cdo dite te Zotit ne sy te te gjithe dunjase...! Nuk e di kujt edhe per cfare i sherben shtremberimi i fakteve deri ne kete nivel po paqes dhe lirise ne rajon kurre ... Shpresoj qe Z. Blinken do ta korrigjoje kete deklarate por kam frike se po vjen per ta theksuar...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Alban

                                              Kurti po zbaton ligjin dhe kushtetuten. Nuk e kuptoj reagimin e SHBA kunder qeverise se kosoves. po kuptojme shume gjera per "sistemin demokratik amerikan" dite pas dite.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Te fala nga Prishtina

                                                Duhet menje qe te kuptosh o serb me emer Alban. Kosova nuk ka vend per tru si tendin.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Niku

                                                  Ca kushtetute zbaton Kurti mo?? Ai eshte nje kat me zile

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. B
                                                  Bureto

                                                  Albaaaan! Thirri mendjes!! Mos harro nga cilët e kemi sot Kosovën shtet të pavarur nga Serbia dhe këtë shqiptarët, sidomos ata të Kosovës, e dinë më mirë këtë kur thonë: "Duaje Atdheun siç do shqiptari Amerikën!". Cilët janë dhe kanë qenë historikish armiqtë e Shqipërisë? Cilët e kanë coptuar e shqyer Shqipërinë, dhe ende përpiqen ta bëjnë, si në jugë ashtu dhe në veri? Në këto rrethana, cila më mirë mund të na mbrojë nga kjo ujqëri se sa Amerika, e cila si fuqi globale sigurisht që sheh interesat e veta, por në këtë kontekst ato asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do jenë kundër interesave të shqiptarëve, përkundrazi janë komplementare.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Niko

                                                    Gazete shqiptare me kaq shume komendues serb

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje