Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, inkurajon Serbinë që të ndërmarrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën.
Sipas tij, për një normalizim të shpejtë duhet të përfshihen edhe kompromise nëse është e nevojshme.
Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Ditën e Shtetësisë Serbe, Biden garanton se SHBA do të bashkëpunojë ngushtë me Serbinë, Kosovën dhe Bashkimin Evropian në dialog.
“Unë inkurajoj Serbinë të ndërmarrë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise kur është e nevojshme, me qëllim të normalizimit të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën përmes dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në letrën e Biden, që raportojnë mediat vendase.
Presidenti amerikan shton se Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiçit, i është bashkuar 140 vendeve demokratike të botës në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Është e rëndësishme që ne të mbetemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe të dënojmë luftën brutale të Rusisë”, vazhdon letra e tij.
Siç raporton “N1”, në letrën e Biden drejtuar Vuçiçit, theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kyç për të ardhmen paqësore dhe të suksesshme të Serbisë dhe rajonit”.
Si te genjesh veten: "Presidenti amerikan shton se Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiçit, i është bashkuar 140 vendeve demokratike të botës në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë" Presidenti Amerikan nuk eshte aspak serioz ne kete qe shkruan. Serbet jane miqte me te ngushte te Rusise dhe armiqte e betuar te Amerikes ! Serbet ashtu si Ruset kuptojne vetem gjuhen e forces. Llafet e shkruara si me siper jane per Nikaraguan, Salvadorin Guatemalen.
Ne keto kohera pragmatizmi eshte bere dicka themelore ne jeten politike dhe sh aspekte te tjera jane te dores se dyte dhe kjo ka sens deri ne nje fare mase…. Shqipetaret duhet t’a kene te qarte qe zot te vendit jane ata dhe se duhet te besojne dhe te pregatiten qe barren e halleve t’a mbajne vete dhe te mos flene ne dafina…
Bajdeni jo se thote vetem ate qe ti ke qemtuar zoti patriot prej Amerike. Bajden garanton se SHBA do të bashkëpunojë ngushtë me Serbinë, Kosovën dhe Bashkimin Evropian në dialog. Pra diallogu eshte problemi i pare dhe ndoshta kjo te shqeteson ty si dhe Kurtin qe mendoni se i dini punet me mire se Bajdeni. Une, thote me poshte Bajdeni inkurajoj Serbinë të ndërmarrë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise...Ti patriot Amerikan me duket nuk je i qarte se ckupton Bajdeni me fjalen kompromis. Ne rradhe te pare ai presupozon qe Serbia te njohi Kosoven dhe Kosova te beje asociacionin per te cilen Kurti vertitet si fuge per te te fituar zemren ty si koqe kanari qe je dhe mendon njelloj si kurti se ska kompromis...Per mua kompromisi me i mire do ishte ai qe propozoi Trampi dhe Putini i quajtur 'shkembim territoresh" por u kundershtua nga Evropa dhe Kurti. Merkeli e kundershtoi sepse kish frike se ne Evrope do hapej "kutia e pandores" dhe Kurti e kundershtoi pasi edhe Vuciqi e kundershtoi...Qe te mos vazhdoj te te spjegoj permbajtjen e letres ne fund po te them se Bajdeni i tregon detyrat qe ka per te bere Vuciqi nen shembullin qe ai ka dhene duke ju bashkuar 140 vendeve demokratike të botës në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar luftën e Rusisë ne Ukraine. Me sa duket ti Patrioti Amerikan nuk je prej Amerike, por je nga fshati i Kurt rrumpalles....
Letra eshte shkruar e derguar nga ndihmesit e Biden Pampersit se vete ai eshte ne nje bote tjeter duke takuar te vdekurit, ben vaki po t'a shkruante vete kete leter ne vend te emrit Vucic do te perdorte ate te Titos.