NATO me shpenzime rekord për mbrojtjen, Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse

14 Shkurt 2024, 20:00Rajoni TEMA
NATO me shpenzime rekord për mbrojtjen, Stoltenberg: Kosova dhe Serbia

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të tregohen të përmbajtura, të shmangin retorikën nxitëse dhe të fokusohen në dialog.

Mesazhin e përcolli gjatë një konference në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes në Bruksel. Stotlenberg kujtoi se aleanca ka rritur praninë ushtarake, me gati 1 mijë trupa shtese dhe e është e gatshme të garantojë sigurinë në rajon.

“Kemi parë tensione në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor në muajt e fundit. Unë isha për vizitë në rajon para Krishtlindjeve. Mesazhi im kryesor ishte se të gjitha palët duhet të përmbahen nga fjalori nxitës dhe veprimet që mund të shkaktojnë rritje tensionesh në rajon. Aleanca ka rritur praninë ushtarake si përgjigje ndaj sfidave të sigurisë, edhe pse rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve është dialogu”, tha Stoltenberg.

Shefi i aleancës ushtarake perëndimore u kujdes gjithashtu t’i përcillte mesazhin Rusisë nuk duhet të ketë asnjë dyshim rreth gatishmërisë së NATO-s për të mbrojtur secilin shtet anëtar. Stoltenberg deklaroi se 18 nga 31 vende të NATO-s do të përmbushin targetin e 2 përqindshit të prodhimit të brendshëm bruto për shpenzimet e mbrojtjes. Sipas tij, totali i shpenzimeve ushtarake do të arrinte një tjetër rekord ketë vit, teksa lufta ukrainase hyn në vitin e saj të tretë.

“Këtë vit, pres që 18 aleatë të shpenzojnë 2 përqind të GDP-së në mbrojtje. Ky është një tjetër numër rekord. Në 2024-n, aleatët e NATO-s në Europë do të investojnë një total prej 380 miliardë dollarësh për mbrojtjen. Po shënojmë përparim konkret”, tha Stoltenberg.

Për herë të parë, Berlini do të përmbushë targetin e 2 përqindëshit që prej përfundimit të luftës së ftohtë.

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Ore legen Stoltenberg, kur z.Trump para 7 viteve u drejtohej vendeve anetare te NATO-s te kalonin per mbrojtjen 2% te PPB Amerika vete e ka 4% e moret me humor e talleshit, nashi qe u ka ardhur veza ne bythe nuk keni se ku t'a beni. Te jesh udheheqes para se gjithasg duhet te jesh vizionar dhe largpames se cfare do te ndodhe, por me cfare shikohet BE dhe vendet anetare te NATO-s drejtohen nga idiote te "dobishem", nashi shtrenogoni sumen ....... dhe mbani sa me lart flamurin e LGBTQ qe sumcet drejtojne dhe jane ne pushtet si kryeministri i Frances Gabriel (Gabel) Attal e me rradhe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje