Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje të mërkurën Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çfarëdo lloj veprimi që mund të përshkallëzojë tensionet në Ballkanin Perëndimor.
Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës, mes shqetësimeve që ka nxitur vendimi i autoriteteve të Kosovës i cili ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme në zonat e banuara me shumicë serbe.
“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor përgjatë muajve të fundit. Mesazhi im kryesor është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe çfarëdo veprimi që mund të përshkallëzojë më shumë tensionet në rajon. Kur flasim për Kosovën, rruga përpara është nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëj thirrje të dyja palëve të angazhohen në mirëbesim në këtë dialog”, tha zoti Stoltenberg.
Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, ka hyrë në fuqi me një shkurt pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i tij.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha të martën në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me këtë vendim duke nënvizuar se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.
I pyetur nga gazetarët rreth këtyre komenteve, kryeministri Albin Kurti tha sot se autoritetet në Kosovë janë të përkushtuara që pa ndëshkime e pa incidente të ecin përpara drejt formalizimit dhe legalizimit të çdo transaksioni në vend. Ndonëse theksoi se Shtetet e Bashkuara paraqesin mikun dhe partnerin më të rëndësishëm që ka Kosova, ai nuk la të nënkuptohet se do të tërhiqet nga vendimi për dinarin.
Por, njohësi i zhvillimeve politike, Rrahman Paçarizi, thotë se është fatkeqësi që Kosova ka lejuar diplomacinë të dalë nga binarët dhe të shndërrohet në deklarime publike.
“Në deklarime të cilat mund të interpretohen edhe si kërcënime edhe si prishje e raporteve edhe si gjithçka tjetër të cilën nuk besoj që qytetarët e Kosovës e kanë dashur apo menduar ndonjëherë në raport me Shtetet e Bashkuara, ndonëse deklarata e zotit O’Brien fliste për raportet me qeverinë dhe jo me shtetin apo popullin e Kosovës, por qeveria është ajo që përfaqëson këtë shtet e këtë popull”, thotë zoti Paçarizi.
Autoritetet në Kosovë duhet të ndërmarrin veprime sa më parë në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, thotë ai, për të mos lejuar që këto deklarime të shndërrohen në masa konkrete ndëshkuese.
“Kur masat nisin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo nga institucione që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, atëherë shtetet tjera nuk e kanë aspak problem që t’i ndjekin ato masa. Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimet ushtarake ‘Defender’ të vitit të kaluar ishte sinjal për shtetet evropiane që mund të vënë masa ndaj Kosovës dhe kjo ndodhi”, thotë zoti Paçarizi.
Ai vlerëson se duke e shndërruar një problem të brendshëm në problem ndërkombëtar, Kosova po rrezikon të futet në një fazë edhe më të rrezikshme.
“Kur e bën problem ndërkombëtar duhet të bëhet pjesë e dialogut dhe kur bëhet pjesë e dialogut bëhet pjesë e kompromiseve. Domethënë unë kam frikë se po hyjmë në fazën e themelimit të sistemit financiar të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili fatkeqësisht mund të funksionojë me dinar”, thotë zoti Paçarizi.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në disa raste kërkuan nga qeveria e Kosovës pezullimin e vendimit të Bankës Qendrore dhe një periudhë të mjaftueshme kalimtare për zbatimin e tij, mes shqetësimeve se kjo çështje mund të nxisë tensione të reja.
Në një mesazh urimi dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Serbisë që të bëjë hapa përpara duke përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kurti dhe gomeret qe e rethojne do pushtojne Serbine me pushke druri.
A shumë rëndë është që sërbia ti konvertojë dinarët në euro?
@tetovari2 Kur ky eshte nje problem i thjeshte, cmuitin do Kurti qe e ben problem boteror?! Po te jesh burre me ment, je ti qe ben ate qe duhet te besh dhe nuk kerkon nga te tjeret te bejne ato qe ti i quan te thjeshta. Keni filluar ju shqiponjat e Kurtit te mesoni Ameriken dhe Serbine se cte bejne, kur nuk dini cte beni me lirine qe ju dha Amerika dhe UCK. Kjo tregon se jeni idjota qe kuptoni vetem vehten tuaj dhe nuk futeni ne zemren e problemit. Puna e dinarit eshte nje problem qe Kurti eshte marre vesh me Vuciqin qe kur ai nenshkroi dhe pranoi pensionet e Serbise per serbet e Kosoves dhe lejoji ndihmen qe Serbia jepte komunave serbe ne dinare. Kurti nuk mund te nderohet sipas udhezimeve te rusit per ta bere Ballkanin rrumpalle, por duhet te mbeshtetet tek Amerika dhe te filloje te bisedoje per keto probleme qe i takojne edhe serbeve te Kosoves, sepse ka te beje me parane e tyre...Kaq trapa jeni ju sa qe ja fusni vetes baamm ne kembe?! Valle Kurti ju ka hequr trurin dhe ne vend te trurit ju ka futur bajgat e tij qe dhjet cdo mengjes???!!!Bajgat e Kurtit jane helmuese se jane te infektuara qe ne kohen e burgut te Nishit...
Prej kohesh,me problemet madhore dhe te rrezikeshme,qe jane ndeshur,tere kohen,amerikanet e kane kuptuar,qe me krijesen e tyre Kosoven shtet,kane hapur kutine e pandores,kur per me teper,kryeministra qesharak dhe primitiv,si kurti albin,ben qe Ballkani,te jete gjithmone e me afer,konflikteve te armatosura ndershteterore,gjithmnone me mentalitetin e tyre primitiv,se cfare do gjeje te bejme,do te kemi gjithmone amerikanet,qe do na mbrojne,aq me teper qe ata kane dhe interesin e nje mos depertimi rus,ne Ballkan. Dhe nje kryeminister grotesk,qe sundon ketej nga ne,cfaq vanitetin e tij ´´patriotik´´(kjo qenie e ka vertetuar ,qe ai nuk ka asnje lloj morali,vec asaj qe te perdori cfardo lloj mjeti,per te rruajtur pafundesisht karrigen e vet),duke spekulluar ne emer te karriges;Qe dhe nqse marrezite e al-binit,do te cojne ne perplasje shtetesh,une do ti urdheroj shqiptaret qe te shkojne dhe te vriten ne krah te ketij te marri,kurse vet do te rri i blinduar ne Surrel me familjen time dhe do ta shikoj me dylbi kete kasaphane,ku kam dhe une dore.
Njerëzit që ia kthejnë shpinën KOMBIT dhe SHTETIT, ÇLIRIMTARËVE, MIQVE tanë të nderuar të LIRISË dhe PVARËSISË tonë – atyre që na ndihmuan dhe po ndihmojnë për të ndërtuar shtetin demokratik e që pushtetarët tanë në vend të falenderimit i shajnë, i fyejnë e i injorojnë dashamirët janë të gjykuar që përjetojnë fatin e S. Berishës dhe diktatorëve tjerë. Kjo qeveri ka kthyer rrezikshmërinë për kombin dhe shtetin e Kosovës si në atë të viteve të 80-ta dhe 90-ta, prandaj diplomatet huaj të vendeve mike në vazhdimësi po ua tërheqin vërejtën deri në vejne të sanksioneve analfabetëve funksional të cilët po shkaktojnë dëme të rënda Kosovës dhe vendeve demokratike. Qofte e shkuar.