
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia e mbështet popullatën serbe në Kosovë dhe beson se të drejtat dhe interesat e saj duhet të mbrohen, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.
“Ne e mbështesim pa kushte Serbinë dhe serbët… Ne besojmë se duhet të respektohen të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të serbëve të Kosovës”, tha Peskov për mediat, duke shtuar se nuk duhet të ketë vend për “veprime provokuese”.
Rusia edhe përmes një reagimi të mëparshëm kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij pasi 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.
“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht të ndalë propagandën e tij të rreme dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Rusia, që është aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur pas hyrjes në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.
Kjo na çudit qe e mbështesni pa kushte ....
Ky eshte aleat qe te mbeshtet pa kushte! Haleatet tane thone: kthehuni 90° qe tiu mbeshtesim! I kemi inat por hakun jepja! Kjo eshte miqesi!
Nuk eshte cudi. Serbin po e mbeshtet pa kushte Rama dhe jo me Rusia. Kjo nuk bythe ku te rrije. Rama dhe shpurra e tij duhen shporrur nga vendi.
Fansat muter te Bazes nuk komentojne fare kur flitet per Rusine por ama po u fol per Erdokanin Turqine Albinin Apo per qendrimin donjotoz te Kosoves e hapin shpejt tapen e bithes dhe te qelbin me ere te keqe muti duke share