Sondazhi: Kosova është vendi më proamerikan në botë

23 Maj 2024, 21:00Rajoni TEMA
Sondazhi: Kosova është vendi më proamerikan në botë

Kosova është shteti më pro amerikan në botë. Kështu raporton media Newsweek, duke cituar të dhënat nga një sondazh i kryer nga instituti Gallup. Niveli i mbështetjes në Kosovë për Shtetet e Bashkuara është +78 për qind.

Më pas vijnë vende si Polonia dhe Izraeli, si fansat më të mëdhenj të Amerikës. Ambasadori i Prishtinës në SHBA, Ilir Dugolli, thotë për Newsweek se përtej raporteve diplomatike, marrëdhëniet mes njerëzve në të dyja vendet mbeten të thella.

“Përmes administratave të njëpasnjëshme, Shtetet e Bashkuara e kanë mbajtur të palëkundur mbështetjen për ne, duke njohur aspiratat tona për zhvillim dhe integrim në komunitetin Euro-Atlantik si një vend i lirë dhe i pavarur.”, thotë Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në SHBA.

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, thotë për median Newsweek se SHBA-të janë krenare me arritjet e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur popullin e Kosovës në përmirësimin e shtetit të tyre demokratik, multietnik dhe sovran. Ajo çfarë kanë arritur njerëzit e Kosovës në 25 vite pas spastrimit brutal etnik të regjimit të Millosheviçit, si dhe 16 vite pas pavarësisë së plotë, është me të vërtetë mbresëlënëse.”, thotë Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA në Kosovë.

Edhe Shqipëria futet në vendet që mbështet fuqishëm Amerikën. Kurse Serbia dhe Mali i Zi renditen mes shteteve ku nuk pëlqehet aq shumë Uashingtoni. Në këtë listë të “kundërshtarëve” të Uashingtonit futet Rusia, Irani dhe Afganistani.

8 Komente

  1. f
    fredi

    Paradoks....populli qenka pro Amerikës ndërsa qeveria konkretisht kundra por a nuk eshte ky popull qe ka zgjedhur kete qeveri te ndyre me ne krye gomarin Kurti...!!?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamleti

      Qeveria kundër ! Cilën ëndërr na e tregon ? - atë të shovenizmit serb. Qeveri kombëtare krejtësisht me zemër e kokë nga Amerika.

      Përgjigjjuni
    2. E
      E verteta dhemb....

      Sunit dhe proamerikon!? Asnje vend arab ne bote nuk nuk eshte filoamerikon...!! Gjthsht asnje sunit or shiit nuk konsiderohet amico nga amerikonet....

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laiku

        Mire ik tani shih pamjet e Bajramit te fundit ne Sheshin Skenderbej. Nuk kam pare ndonjehere ne jeten time aq shume mysliman ne Kosove!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shaqo

        ...duke e kundershtuar kudo e per cdo gje...

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti anarkisti

          Ata që kundrshtojnë janë pro serbet dhe pro rusët ortodoks dhe islamikët ekstrem dhe jo vetëm SHBA-n por edhe shetin amë Shqipërinë dhe BE e veçanarisht UÇK dhe demokracinë e re shqiptare.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lani

            RROFTE AMERIKA...RROFTE SHQIPERIA

            Përgjigjjuni
            1. M
              Ml

              Mos valle ti anti anarkist e ke fjalen per Kurtin? Jo, bre Kurti luan me Ameriken sepse ai eshte pro amerikan dhe Kurti njelloj si kurva ne pazar lufton per me shume. Edhe Kurti luan se eshte proamerikan dhe e di qe sado pordhe te bej Kurti, Amerika nuk do e lere ne balte Kosoven njelloj si nena per femijen e vet. Kurt kurva e di kete prandaj thjeshte luan per te rritur pazarin ne interes te tij….

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje