Gjykata e Prishtinës ka dhënë dënimin për dy të miturit që pak muaj më parë rrahën për vdekje të 18 vjeçarin nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.
Sipas gjykatës, dy autorët e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi opinionin public u dënuan së bashku me 19 vjet burg.
Familjarët e viktimës nuk e pritën mirë këtë vendim të gjykatës duke u shprehu se rihapi edhe njëherë plagët e kësaj ngjarje.
Lulzim Fejzullahu u godit me sende të forta nga dy bashkëmoshatarët pas një sherri në janar të këtij viti. Ai qëndroi në koma për 6 ditë, por nuk mundi të mbijetonte.
Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si vrasje në tentativë e më pas është cilësuar si vrasje.
Kjo eshte tallje ti denosh keta vrases gjakftohte sic u pa ne video me 8 vjet. Jo me kot edhe qeshin mbasi vrasin, sepse e dine qe denimet jane qesharake.
Të vrasësh në mënyrë shtazarake me shkopinj bejzbolli e shqelma dhë të japësh dënim simbolik 4.5 vite kjo është absurd!Kudo në botë vrasjet me mjete rrethanore dënimet janë më të larta se vrasja me armë zjarri.Këtyre vrasësve nëse ankimojnë aktgjykimin, gjykata të ua dyfishojë vitet e burgut .
Ky është sistemi i " drejtësisë ,, miku im. Një sistem që pegatitë e prodhonë kriminel, për katër vjetë ata do të jen vrasës profesionist të kualifikuar.
Nuk dyshoj por dëshiroj mos të jetë ashtu!