Ish-ambasadori i Greqisë në Tiranë: Athina, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

23 Maj 2024, 10:40Rajoni TEMA
Ish-ambasadori i Greqisë në Tiranë: Athina, kundër

Në një opinion të publikuarnë gazetën “Kathimerini”, ish-ambasadori i Greqisë në Tiranë, diplomati Alexandros Mallias, shkruan për kërcënimin strategjik që përfaqëson revizionizmi historik sot në Europë.

Sipas tij, kjo qasje ushqehet dhe drejtohet nga Rusia, kryesisht në mënyrë të kamufluar. Mallias ndalet edhe te përpjekja e Serbisë për të rrëzuar rezolutën e OKB-së, për Srebrenicën, duke nënvizuar se si dëshmitar i ngjarjeve të saj kohe në cilësinë e anëtarit të Misionit Vëzhgues të BE-së në Srebrenicë ka ndodhur genocid, për të cilin Europa duhet të kërkojë falje që nuk veproi.

"Greqia do të kishte arsye të mëdha për të drejtuar këtë fushatë", tha ai.

Sipas tij përpjekje revizioniste përfaqëson edhe ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan, që në rastin e Kosovës, sipas tij, u mbrojt “për arsye të ndryshme” nga Aleksander Vuçiç, Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi, ndërkohë që diplomati grek shton se ajo u kundërshtua nga Albin Kurti dhe Angela Merkel. 

Për idenë e ndryshimit të kufinjve dhe shkëmbimit të popullsive, Mallias bën edhe këtë vërejtje:

"Vështirë se do të çuditej kush nëse ajo do të merrte mbështetje edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama".

Pyetja dhe shqetësimi është se ku ndalet ky ndryshim kufijsh dhe me çfarë çmimi? Sidomos nëse mbahet parasysh se fuqi revizioniste është edhe Turqia.

Mallias e sheh veprimin e Greqisë në adresimin pranë SHBA dhe BE-së të “rrezikut të revizionizmit në Ballkan”, çka nënkupton se Athina zyrtare është kundër çdo ndryshimi kufitar në Ballkan, pra edhe në Kosovë, për shkak të efektit domino që ajo sjell. 

Më tej, ai bën me dije se në kancelaritë europiane po krijohen ekipe të menaxhimit të krizës, për të përballuar rikthimin në pushtet të Donald Trump dhe mos lejuar më atë që ndodhi mandatin e parë të tij.

3 Komente

  1. K
    Kaq e thjeshte.....

    Dihet se ku e ka hallin Ambasadori....nuk i "rruhet" per Kosoven...sepse po te ishte vetem per kufijt e saj do te ishin pro....me nje kusht qe te shihej edhe kufiri i,,,,,,,Vorio p.....,,,,,,,por e dine qe te kjo mesele...kufijsh.....ben pjese edhe Turqia...e ketu ndryshon puna....hahahahahaha....sepse dalin me "buze te kuqe"

    Përgjigjjuni
    1. G
      Greqia duhet te ndaloje megalomanine irrituese

      Ambasadori Mallias eshte pjese dhe ka punuar si diplomat tere kohes per te mbrojtur megallomanine greke. Ai ta filloje diskutimin prej kohes kur fuqite e medha krijuan gabim nje Greqi te madhe ku perfshine toka turke, shqiptare dhe maqedone. Interesat e ketyre fuqive te medha duket se kane ndryshuar ne shekullin 21. Nuk eshte cudi qe, pas fitores se Trump, te kete levizje te rendesishme gjeopolitike pjese e te cilave do jete dhe Greqia. Ajo do detyrohet te heqe ligjin e luftes me Shqiperine. Sa i takon kerkesave te Turqise per ishujt dikur te saj, Greqia do beje leshime. Rusia do vendose per kerkesat e Maqedonise ndaj Greqise. Dhe ne fund, BE do prishet pa vendet e Ballkanit Perendimor nese do lejoje Greqine te vazhdoje te beje bllokime. Sa per Shqiperine, ajo nuk do fitoje me shume turiste nese BE shperndahet. Mandej, Shqiperia do ishte mjaft mire ne kuader te nje federate te pashpallur me Italine, dy ekonomi te integruara plotesisht dhe levizje te lire. Greqia nuk duhet te haroje si ne 1940 ka qene ne kufte me Italine.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mendi

        Pak korigjim ishujt qe thua ti nuk kane qene te Turqise . Natyrisht as te Greqise . Ato ishuj qene te Italise dhe pas luftes se dyte boterore iu dhane Anglise . Pas traktatit te 1947 Anglia ja dhuroj Greqise por kjo duhet nenvizuar u be me pelqimin e Turqise me kushtin e vetem qe ne ato ishuj mos kishte forca ushtarake . Edhe tani ne ato ishuj ka vetem polici jo ushtri greke . E vertete qe gjate periudhes se perandorise osmane ato ishuj here pas here ipushtonte perandoria por kryesisht kane qene ishuj te Venedikut .

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje