Policia greke ka goditur një rrjet droge në Portin e Pireut, duke lokalizuar një konteiner me karkaleca deti në të cilin ishte fshehur 210 kg kokainë.
Brenda kontejnerit që kishte ardhur nga Amerika Latine, konkretishte e nisur nga Kolumbia, ishin karkalecat e ngrira dhe droga.
Destinacioni përfundimtar i kontejnerit ishte Shqipëria ku do të bëhej shpërndarja, në Evropën Qendrore dhe Veriore.
Deri më tani sipas mediave greke janë arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 grekë.
Njëri nga shqiptarët ishte në arrati që prej 2017, pasi ishte akuzuar për prodhim pilulash Captagon, të destinuara për vendet e Lindjes së Mesme (tabletat quhen edhe “droga e xhihadistëve”).
Ndërsa njëri nga dy grekët e arrestuar ishte prangosur edhe në vitin 2012 për transport armësh në Kosta Rika. Sipas informacioneve ai do të transportonte armët dhe në këmbim do të merrte kokainë.
Autoritetet greke ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner.
Lini një Përgjigje