Në ditën kur pritet votimi i projekt-rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, është shprehur e shqetësuar për paqen në Ballkan.
Ish-kryeministrja e Serbisë ndërsa e ka cilësuar këtë iniciativë si “farsë”, ka potencuar se duhet një incidente për t’i vënë flakën gjithçkaje.
“I ftoj të gjithë nga Bashkimi Evropian të pyesin veten se si do të duket Bosnja dhe Hercegovina pas votimit të rezolutës. A do të jetë një vend më paqësor, më i qëndrueshëm, ku ka mirëkuptim më të madh mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, apo më i paqëndrueshëm ku duhet një incident për t’i vënë flakën gjithçkaje”, ka thënë ajo në intervistë për mediumin serb, TV Pink.
Ajo ka pyetur se si do të ndihen sot serbët në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa ka kritikuar Gjermaninë – njërën nga nismëtarët e projekt-rezolutës.
“Turp për ju, mbi të gjitha turp për Gjermaninë atë që po i bëni popullit në Ballkan. Kjo nuk i bën mirë askujt. Por, ata kanë mikro-qëllimet e tyre, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, të sakrifikojnë paqen dhe të hapin një pikë të re të vatrës”, shtoi ajo.
Të enjten e 23 majit Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë pro ose kundër projekt-rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës.
Seanca në fjalë pritet të nis në orën 16:00.
Sipas Zërit të Amerikës, Gjermania, e cila është njëra nga nismëtarët e projekt-rezolutës, pritet të prezantojë para anëtarëve përmbajtjen e kësaj rezolute.
Siç raporton Zëri i Amerikës asnjë debat zyrtar nuk do të mbahet për dokumentin.
Para votimit pritet që të flasë edhe përfaqësuesi i Serbisë – Presidenti Aleksandar Vuçiç.
Draft-rezoluta ka për qëllim të shpall 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.
Sigurisht qe esht kushtu siç thote kjo femra mashkullore e Serbisë, kush mund ta dinë me mirë ju ,mjafton te shikosh historine e Ballkanit ne keto 120 vjet ,por le te shikoj pak më afer me rastin Panda ne Kosove se zjarrin e ndizni vet dhe pastaj thonë se u dogjen nga zjarri Rrace e poshtër qe nuk u ngopet me gjakun e fqinjëve ,por po e ndezet prap do ta paguani me shtrenjte se kurrë dhe do te pendoheni rende per breza te tjerë ,nuk ju a ka kush friken me
FLAKA u mbërtheftë e mos shpëtofshi kurrë !