Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

23 Maj 2024, 17:33Rajoni TEMA
Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për Srebrenicën.

Draft-rezoluta ka marrë 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Rezoluta parashikon që 11 korriku të shpallet si dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Republika Srpska ka dërguar një raport në OKB duke kërcënuar me qëndrimin se “miratimi i rezolutës për Srebrenicën do të shkaktonte konflikte të brendshme” në Bosnje e Hercegovinë.

Lideri separatist, Milorad Dodik, i sanksionuar nga SHBA dhe shumë i afërt me Rusinë, ka kërcënuar shpesh se do të ndajë Republika Srpska nga Bosnja në rast të miratimit të rezolutës.

1 Komente

  1. L
    Liu

    Gjysmake dhe e vonuar por më mirë se asgjë

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje