Spartak Ngjela: Pse nuk shkëputet Shqipëria nga Maqedonia, çfarë i lidh me një barazi politike apo gjeopolitike?

22 Qershor 2022, 17:37Rajoni TEMA

Spartak Ngjela: Pse nuk shkëputet Shqipëria nga Maqedonia,

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar situatën ku ndodhet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të vetos bullgare në procesin e integrimit të dy shteteve në BE.

Në një deklaratë për News 24, Ngjela tha se fakti që jemi përballë një situate të tillë që deri këtu do të thotë që jemi para shpërbërjes së Maqedonisë. 

"Pse nuk shkëputet Shqipëria nga Maqedonia, çfarë i lidh këta me një barazi politike apo gjeopolitike? Ku qëndron bashkimi i këtyre? Maqedonia është drejt shpërbërjes.

A do bashkohet pjesa shqiptare e Maqedonisë me Kosovën?
Se s’ma ha mendja të ketë këmbëngulje kaq të madhe që të mos ndajë Shqiperine nga Maqedonia. Se e dinë që Bullgaria s’e fut në BE Maqedoninë se thotë që ata janë bullgarë dhe bullgarë janë në fakt.

Pse bashkohet Shqiperia me Maqedoninë kur me Bullgarinë e di që do vendosë veton?
Fakti që kjo pikëpyetje mban brenda shumë opsione, unë marr opsionin që do shpërbëhet Maqedonia. Pse? Se nuk fiton dot Shqipëria

Nuk flasim për kohë, por për mundësinë, koha varet kur do e vendosë politika amerikane apo nje politikë më e madhe.

Ne e kemi në favor që po tregon që Maqedonia është drejtë shpërbërjes.

Një pjesë do shkojë drejtë bullgarëve, dhe Bullgaria ndaj e vë veton, e thonë si ka mundësi të hyjë një shtet tjetër bullgar në BE dhe bën sikur harron që atje janë dhe shqiptarë", deklaroi Ngjela. 

4 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    E mor loqe,nje javer me pare sipas trunit tat te mykun u "shperbe" Serbia!!!! tani i erdhi rradha fyrom!!!!! Te shikojme se ku do te katandisen turkoshqipfolesit.. ....

    1. q
      qe te kuptosh

      Po ti mo Pisoglendi, pse ke frike? Se mos i vjen rradha federalizimit te Graqise, prandaj?

    2. P
      Ppp

      Prandaj ministri grek gerthiste ne bosnje qe nuk do lejojme ndryshime kufijsh ne rajon dhe fajsonte pale te treta? Bullgareve te maqedonise mund ti propozojme nje federate me kater republika ... shqiperi,mal i zi, kosove dhe maqedoni e veriut Kjo do i hiqte orekset si bullgareve po ashtu dhe serbeve Dhe federata do ishte 8 milion dhe do konkurronte si serbine po ashtu dhe bullgarine

      1. s
        shqipo

        Nuk po tentohet ndarja e Makedonise se Veriut, por me kete sjellje de fakto po tregohet se per politiken evropiane, Shqiperia dhe Makedonia e Veriut se shpejti do perbejne nje shtet te perbashket. Prandaj edhe Bullgaria po kerkon te fitoje terren dhe te kete pretendime dominimi ne Makedoni V. Eshte ndryshe nese pas 50 vitesh ne nje shtet te tille te perbashket do kete 1 milion "sllavomaqedonca" dhe jo 1 milion bullgare. Sipas te gjithe gjasave, nje Federate me kater shtete (Shqiperi, Makedoni V, Kosove, Mali Zi) do integrohet se bashku ne BE!

        Lini një Përgjigje