Takimi i 27 shkurtit me Vuçiç, Kurti: Nuk flasim për asociacionin, por për propozimin e BE-së

21 Shkurt 2023, 15:09Rajoni TEMA

Takimi i 27 shkurtit me Vuçiç, Kurti: Nuk flasim për

Në Bruksel po shkon me ide tepër të qarta për takimin e 27 shkurtit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se në tryezë përballë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, do të ulet për të diskutuar mbi bazë të propozimit europian.

Pas këtij takimi të parë, pret që të mësojë dhe se si do të ecet përpara drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.


“Nga dita e hënë kur zhvillohet takimi i radhës i takimit të lartë ne presim që edhe të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecim përpara mbi bazën e atij propozimi, mirëpo për gjërat e tjera nuk mund të flasim tani edhe për shkak se jo pak varet nga fasilituesit apo ndërmjetësit. Pas ditës së hënë do të mund të dimë më shumë se çka e kur”, u shpreh Kurti.

Sa i përket çështjet së Asociacionit, ka besim se ndërmjetësuesit nuk do ta bëjnë pjesë të bisedës. “Janë pesë fjali të preambulës, janë 10 nene gjithsej dhe unë besoj që duhet t’i përmbahemi propozimit që kemi marrë e jo interesit të njërës palë.”

Më 27 shkurt, rikthehen takimet e nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


Fillimisht, do të ketë takime bilaterale mes përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Joseph Borrel, ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak me Kurtin dhe Vuçiç, ndërsa më pas do të ndodhë dhe takimi i liderëve.

Si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, kanë pranuar propozimin europian si kornizë negociuese që i çon palët drejt një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve.

3 Komente

  1. R
    Rajmondi nga Skela

    Eshte nje suprize e “embel” qe Kurti per here te pare do i qendroje temes se bisedimeve. Ne kohen e Trampit fliste per reciprocitetin ne vend te bisedimeve. Ne kohen e Bajdenit ka folur per pamundesine e berjes se asociacionit njetnik, kur asnje nuk ja kerkon nje asociacion kunder kushtetutes se Kosoves. Ndoshta Kurti me ne fund po behet njeri dhe jo grindavec. A ka ndryshuar apo eshte levizje taktike e Vuciqit, koha do e tregoje

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Kurti ka qendruar gjithnje ne mbrojtje te Kosoves. Si mund te quhet grindavec kur nuk i ka bere bisht bisedimeve dhe pavaresisht presioneve ka qendruar si burreshtetas dhe jo si paraardhesit e tij servila qe firmosnin c'ti vinin perpara. Ne vend qe te perkrahet ai anatemohet nga hipokritet opozitare dhe shperfillet duke mos qene ne te njejten linje me te nga miku i Vucicit, Rama. Nje rol negativ luan edhe media " e pavarur " ne Shqiperi e Kosove, sponsorizuar nga Serbia. Ne kohen qe opozita ne Kosove dhe pozita ne Shqiperi te bashkohen per ceshtjen kombetare, behen altoporlant I Serbise duke i meshuar fort asosacionit te komunave me shumice serbe, nderkohe qe serbet gezojne me shume te drejta se shqiptaret vendas ne Kosove.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Deklarata për konsum të brendëshëm. Kurti e di mirë që pika e parë që do i kërkohet është Asociacioni dhe më pas plani franko-gjerman. Asociacioni është dakorduar me 4 marrveshje në Bruksel dhe miratuar në Kuvendin e Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka kërkuar që disa nene të tij të përputhen me kushtetutën. Kjo ka vetëm një kuptim, themelimin e Asociacionit sipas kushtetutës dhe kaq. Kosova nuk humb gjë nga një Bashkësi komunash me kompezenca lokale dhe status autonomie lokale. Ndërkohë që me planin franko-gjerman i hapen gjithë portst e integrimit dhe antarsimit në organizatat ndërkombëtare plrfshirë OKB-në. Ky rasti më oportun që Kosova të afirmohet dhe në një të ardhme të afërt para antarsimit të Serbisë në BE të njihet prej saj. Do ishte gabim historik të humbej ky rast fatlum për të cilin shkak u bë konflikti në Ukrainë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje