Analisti: Vuçiç kërkon pazare, ja çfarë synon presidenti serb në Bruksel

21 Shkurt 2023, 13:27Rajoni TEMA

Analisti: Vuçiç kërkon pazare, ja çfarë synon

Më 27 shkurt, kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Analisti Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se nëse nënshkruhet marrëveshja e asociacionit, presidenti serb do të kërkojë pazare të tjera për të njohur Kosovën si shtet i pavarur.


Nga ana tjetër, ai tha se asociacioni është kushti i fundit që Serbia të njohë Kosovën dhe se nuk bën kompromise të tjera. “Albin Kurti insiston që të bisedohet një herë për planin franko-gjerman dhe më pas të flitet për asociacionin.

Vuçiç insiston që të kryhet puna e asociacionit dhe më pas të ngrejë pazarin. Nëse do të bëhet asociacioni, atëherë Serbia do të nxjerrë kushte të tjera për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Ndërkohë, nga ana tjetër Kurti është i vendosur që asociacionit do të jetë kushti i fundit që Serbia të njohë Kosovë”- tha ai.

2 Komente

  1. v
    vucua bo lojen e kurves ne BE

    do pranoj BE-se se gjasme Serbia do vendosi Sanksione kunder Rusise (qe ne prapavije s'do s batohet asgje ) dhe do t'i kerkoje Perfitime vs Kosoves ,qe BE-ja ti Premtoje ( pasquintave) ta favorizoje ne te gjitha Politikat qe serbia do aplikoje ne Kosove . Pra ,ktu po Vishen thjeshte Maska , duke ju bashkuar Dites se Karnavaleve

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Ne Bruksel duhet te diskutohet vetem rreth planit franko- gjerman, ndersa pavaresisht presionit serb te perkrahur edhe nga Perendimi, vetem ne fund mund te pranohet asosacion vetem per anen kulturore dhe ne asnje menyre me kompetenca ligjore e egzekutive, pasi kjo do te thoshte qe 4% e popullsise serbe te merrte 25% te territorit te Kosoves, perfshi Trepcen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje