Talat Xhaferi ndan fotot me Ramën: U takuam në Mynih, biseduam për 2 evenimente

16 Shkurt 2024, 19:30Rajoni TEMA
Talat Xhaferi ndan fotot me Ramën: U takuam në Mynih, biseduam

Kreu i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë takuar së bashku në Mynih.

Lajmin e ka bërë të ditur Xhaferi, i cili ka postuar në faqen e tij në Facebook fotot me kryeministrin Rama. Ai e ka quajtur kryeministrin shqiptar “homologun e tij të mirë” ndërsa ka theksuar se së bashku kanë folur për dy evenimete të rëndësishme.

“Në Mynih u takova me mikun dhe homologun tim të mirë, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë,  Edi Rama

Biseduam për dy evenimentet shumë të rëndësishme mikpritës i të cilave do të jetë Tirana: Samiti i EJL- Ukrainë dhe Konferenca në nivel të lartë, e dedikuar për Planin e rritjes të BE-së.

Më gëzon që takimi më 29 shkurt do të paraqesë vazhdim të takimit që u realizua në Shkup më 22 janar, duke e konfirmuar rëndësinë që ia kushtojmë përforcimit të mëtejshëm të ndërlidhjes rajonale dhe tregut të përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian”,-shkruan Xhaferi.

5 Komente

  1. S
    Shembull i mire

    Mire boll Talati e Rama, keshtu ju pafshim si vellezer te mire.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Totila

      Se mos ben gabim ky yni del ne foto me anti Amerikanin Al-Bin -Kurti

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salihi

        Cfare behet atje duhet te ishte djali i Karaxhixhi saleh gerdalla

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salihi

          Cfare behet atje duhet te ishte djali i Karaxhixhi saleh gerdalla

          Përgjigjjuni
          1. s
            servet

            Kjo quhet VLLAZERI jo ajo me ndyresiren Kurti i cili eshte percares i kesaj vllazerie.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje