Ali Ahmeti: Kosova ka arritur këtu falë bashkëpunimit me ndërkombëtarët! Ky komunikim duhet të vazhdojë, jo të izolohet

16 Shkurt 2024, 11:23Rajoni TEMA
Ali Ahmeti: Kosova ka arritur këtu falë bashkëpunimit me

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka komentuar qëndrimin e Kosovës për çështjen e dinarit serb, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve.

Ai u shpreh se Kosova ka arritur të ketë autoritetet e veta falë bashkëpunimit ndërkombëtar, ndaj ky komunikim duhet të jetë të vazhdojë.

“Kosova ka autoritetet e veta, Kosova ka subjektivitet edhe ndërkombëtar. Por, Kosova ka arritur deri këtu në komunikim, bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Prandaj ky komunikim duhet të jetë në vazhdimësi, sepse historikisht shtetet janë ndërtuar me aleanca, shtetet janë ndërtuar me miq dhe ne akoma kemi nevojë aleancat t’i ruajmë dhe t’i forcojmë.

Ne akoma kemi nevojë për miq dhe miqësitë t’i zgjerojmë dhe jo të izolohemi dhe të bijmë në kundërshtim me komunikimin, bashkëpunimin dhe me kërkesat, këshillat e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti.

 

2 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Republika e Kosoves,eshte 100% mirenjohese ndaj aleateve tane besnik sidomos SHBA,ANGLI,GJERMANI..per ndihmen e dhene per tu cliruar dhe per egzistimin e vet Shtetit me te ri ne bote.Fale ketyre shteteve dhe Nato,sot RK eshte ne harten e botes si shtet i lire dhe sovran,pa teritorin e saj Kushtetuten qe mundohet ti zbatoj me keshillat e nderkombetareve,ka njohje me 109shtete,kjo e ben qe edhe populli yne te jete i barabarte mes te barabarteve.Pamvaresisht fitoreve ,RK ka hasur dhe eshte nen trysnine rusoserbe,provokohet,ndalohet pengohet te jete ne instituciinet e europes,botes.fut terroriste per te destabilizuar tere ballkanin,kulera rusoserbe nuk po ndalohet...Perpjekjet e kesaj Qeverie ,jane me hapa gjigane,te cilat do te realizohen te sigurta ne kohen e duhur,kjo eshte Fitorja qe e ka deshiruar dhe e deshiron populli yne .Jo rastesisht edhe nje poet i ri e thote: Me ty Amerik,mik i forte ne cdo rrezik.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkupi

      Kush na flet per shqiptarinê, na flet Ali analfabeti qe bashk me VMRne bene gjithe ato inskenime ku der shqiptarve atje. Ali torbeshi, mos beje fushate me keto gjera se shqiptaret ta hoqen masken.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje