Enver Hoxhaj: Kurti u tregua besëprerë me Amerikën. Po ndjek një politikë vetëizolimi nga BE dhe SHBA

15 Shkurt 2024, 17:09Rajoni TEMA
Enver Hoxhaj: Kurti u tregua besëprerë me Amerikën. Po ndjek

Ish-ministri i Jashtëm në Kosovë Enver Hoxhaj, komentoi situatën aktuale në Kosovë dhe thirrjen e SHBA-së për t’u tërhequr nga vendimi për dinarin.

Gjatë një intervistës në emisionin “Balkan Update” në ABC News, theksoi se Kurti po ndjek një politikë vetëizolimi nga Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa lidhur me vizitën e Blinken në Tiranë, Hoxhaj shtoi se Tirana tashmë është bërë adresë e amerikanëve për problemet në rajon.

“Përzgjedhja e Tiranës që të ndodhë një vizitë në fillim të vitit dhe në një kohë kur ka shumë tensione, tregon që Shqipëria dhe Tirana po marrin një gravitet dhe janë bërë një adresë edhe amerikane dhe europiane. Fillimi i këtij viti me partnerin më të rëndësishëm në botë, padyshim është një kthesë dhe një mbështetje. Sa i takon asaj që mund të thotë për Kosovë, mbetet për t’u parë.

Por mënyra se si ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier, në një konferencë për shtyp thotë se nuk ka më besim në qeveri të Kosovës, tregon që asnjëherë në këto 30 vitet e fundit, nuk ka pasur marrëdhënie që janë në pikën më të ulët.

Pra kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij nuk i besojnë më në Uashington dhe për Kosovën do të jetë me pasoja. Në këto dy vite Kurti ka ndjekur një politikë “të prerjes në besë”, pra diçka ndryshe është thënë në takim dhe më pas ndryshe ka vepruar. Kjo situatë ka ndryshuar edhe marrëdhëniet me Amerikën”, theksoi Hoxhaj.

7 Komente

  1. Y
    Y

    Kurti eshte njeri i pabese,kete e kupton dhe bufi,vetem trushpelaret e vv nuk po e kuptojn. Veprimet e Kurtit lene te kuptosh se qellimi i tij eshte cberja e pavaresise se Kosoves.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lura.

      Fjala "beseprere " nuk egziston ne mentalitet te popujve te tjere, vec shqiptareve. Makroni e perdori kete fjale per Kurtin, per ti hapur syte "dardaneve te Kurtit", qe rojne ne Kosoven me shqiptare se ketu "kemi tradheti burra!". Meqe "dardanet e Kurtit" nuk kuptojne se cdo te thote tradhetar po ua spjegoj: Tradhetari eshte ai qe nuk punon per kombin dhe vendin e tij por per armikun. Tradhetar eshte ai qe nuk punon sipas marreveshjeve te arritura me miqte, por fshehurazi si spiun. Tradhetari perdor fjale te medha per te mbuluar tradhetine. Tradhetari duhet te gjykohet nga veprat dhe jo nga fjalet, sepse tradhetari asnjehere nuk thote qe jam tradhetar, por hiqet si i "beses". Tradhetari lufton pjesen me patriotike te nje vendi sic eshte pershembull te luftosh UCK. Ne praktike per ne nuk mund te mos jesh tradhetar po qe se "lufton" Ameriken dhe perendimin dhe puqesh me Rusin per te hapur nje front te dyte ne Evrope. Tradhetari duhet te gjykohet nga veprat e tij dhe jo nga fjalet. etj. Per kete lexoni librin e fundit te Makronit "Kurt Besepreri".

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dragan Radojku

        Ata që e prenë në besë amerikën janë në haagë dhe enveri e di se si. Ky e ka krevatin e rezervuar mbi shefin e tijë. Shumë mirë e di ai këtë punë, prandaj tenton të bëhet "amelikan". Vonë, shumë vonë.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurti politikan dinjitoz

          Po flisni budalliqe, pse politika e jashtme ngeline doren e ketyre pseudogazetare. Albin Kurti eshte kryeminister dinjitoz, ju skeni per te kuptuar fare "heqjen e dinareve". Show I Blinken kundra Kurtit eshte teater, per mosacarim luftrash politike te jashtme me Rusine. Kurti eshte mbeshtetja e Amerikes ne Ballkan. Kush eshte I zgjuar e kupton pse flitet kundra Kurtit. Kurti eshte kryeministri me i mire qe ka Kosove. Politikan dinjitoz se keto Shqiperise

          Përgjigjjuni
          1. b
            bashkimi per drejtesi

            Kurti që kur huri në shërbimet të S. Berishës i cili digjte Shqipërinë për interesa serbo ruse dhe personale është ditur se nuk po vijnë ë ditë të mira. Ata janë kundër aleatëve janë vetëm Berisha e një pjese të PD në Shqipëri dhe Kurti me analfabet funksional në Kosovë. Nëse je kundër Aleateve si SHBA-s, BE-s, vendit amë Shqipërisë dhe vendeve demokratike apriori je me armiqtë e kombit - Kosovës. Ata që nuk duan ta kuptojnë nuk janë për PAVARËSI por për sanksione, izolimin, varfërinë e të braktisur nga bota demokratike. Vendi është zhyt në dhunë, nepotizëm dhe gjitha të ligat. Luftë tash është për kap institucionet e pavarura si Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e shtetit etj. që të kalojmë autokrati absolute. analfabetët e Kurtit në gojë kanë vetëm mashtrime, lavdërime për dështime e mos mbajtje të asnjë premtimi dhe financimin e përçarje brenda kombit dhe me fqinjët demokrat. Ky është fundi tolerancës kombëtare dhe ndërkombëtare prandaj fjalën e kanë Deputetët, Partitë politike dhe populli që të mbrohet Liria – Pavarësia dhe shteti ose po kthehemi në vitet e 90 për çka unë besoji se aleatët tanë nuk kanë për të lejuar, prandaj populli – kombi duhet shpejt të gjej zgjidhje për situatën me mjete demokratike.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sllobodanka

              Enver Hoxha i Kosovos, Serbia do te shtrihet deri ne Shkumbin, ti do te shkosh ne Sahara.

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ?????

                @Kurti pol...Flet pa kuptim. 1-Na spjego te lutem kuptimin per "heqjen e dinareve". 2-Ku eshte e keqja qe show i Blinkenit eshte teater per mosacarimin luftrash me Rusine. Nuk kuptohesh se cdo te thuash. A je pro apo kunder acarimit me Rusine? 3-Ku e ke gjete qe Kurti eshte mbeshtetja e Amerikes ne Ballkan? Si spjegon ti qe Kurtin po e "qine ne bythe" tere politikanet e Amerikes. E bejne kete pune si mik apo si bytheqire qe eshte...etj... Na mbyten idjotet ne kete sjajt qe duan patjeter te mbrojne Albin spiunin dhe nuk kuptojne se me kete bejne punen e serbit. Aq idjote jane!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje