Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

4 Gusht 2025, 12:42Rajoni TEMA
Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që ndodhën në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në Kumanovë në fundjavë mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Osmani i ka quajtur të papranueshme thirrjet dhe tha se ato cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

Osmani ka thënë se është shqetësuese që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Maqedoni të Veriut ende nuk kanë reaguar. Ajo ka bërë thirrje që të merren masa të menjëhershme ndaj atyre që kanë bërë thirrje të tilla.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër.  Edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

6 Komente

  1. M
    Munika

    I paska dale gjumi kesaj doses.

    Përgjigjjuni
    1. L
      LDK Serbe

      Uuuuu kujtua me ne funde nje pjelle ballisto -fashiste e LDK Serbe. Tani presim qe Kurtovitç te na tregoje patriotizme

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pet hileqarine e kombit

        Po a.kurtva ka ndonje gje te thote?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ardi

          Sjelljet e papërshtatshme dhe perverse të disa tifozëve nuk pasqyrojnë vlerat tona të vërteta dhe, nëse nuk trajtohen me maturi, mund të sjellin pasoja të padëshiruara.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turp te kesh o Vjosa Osmani

            Vjosa Osmani ben mire te shohe kombin kosovar antishqitar qe ka cmendur dardanet.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Km

              Nuk shqetesohet njeriu per tifozet, te cilet nxitjen dhe paguhen nga dikush. Shqetesues eshte mosreagimi I drejtuese te shtetit maqedoni, nje pjese e te cileve ishin ne stadium. Te gjithe shqiptaret qe Kane poste drejtuese duhet te japin doreheqjen ne she nje proteste. Nese nuk e bejne Jane bythelepiresit te shovenisteve maqedonas.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje