Detaje të reja nga vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva në Kosovë, Lulzim Fejzullahut, tronditi vendin.
I riu që ndërroi jetë të shtunën, përfundoi në QKUK para disa ditësh, pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur.
Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht.
Sulmi që i mori jetë Lulzimit dyshohet se ndodhi mesditën e 14 janarit, në rrugën “Drenica” në Podujevë, ku dy të dyshuarit e sulmuan brutalisht viktimën.
Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe familjari i viktimës, xhaxhai Rrahim Fejzullahu i cili tha se i ndjeri pas një konflikti verbal me të dyshuarit tek berberi i lagjes, u godit me veturë nga ta e më pas edhe me mjete të forta, ku siç thotë Fejzullahu në tentim për ta vrarë e kanë goditur vetëm në kokë.
Ai shtoi se për të ishte kujdesur qysh kur ishte 5-vjeçar, atëherë edhe kur mbeti jetim.
“Asnjë shenjë në trup djali se ka, veç në kry. Kjo është tentatim vrasje dy herë, një herë me veturë, një herë me stupca. Djali e ka një vëlla dhe një motër para vete. Ky pa prindërit ka qenë qysh në moshën 5-vjeçare. E kemi rritur qysh kemi mujtë, as borxh, as hile kurrkujt si kemi”, tha ai.
Fejzullahu po ashtu kërkoi drejtësi nga organet e rendit, teksa përshkruajti gjendjen e rëndë emocionale në të cilën po ndodhen.
“Po mundkan shqiptarët me e bë edhe këtë punë. Unë veç kërkoj drejtësi maksimale. Nëse ka drejtësi për këtë rast iu kisha lutë shtetit, Prokurorisë, kujdo, drejtësi maksimale. Me dalë me e mbyt një jetim pa të bërë sen pos shqiptarët po e bojkan. Në vend që me ia çu një kafshatë bukë me i ndihmu, e mbytë stupc. Na ka mbyt…çka me bo…”, u shpreh nën lot ai.
Por çfarë ndodhi në të vërtetë atë ditë?
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Dy të dyshuarit që ndodhen prapa hekurave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).
Cfare kafshesh! Burgimin e perjetshem e kane pak. Ata duhen rrahur perdite dhe me te njejtin shkop qe rrahen jetimin e shkrete. Aty do ta kuptojne se cfare dhimbjesh ka provuar djali i shkrete. dhe prinderit e ketyre halabakeve kriminele te mos nderhyjne per te shpetuar keta plehra qe aksidentalisht jetojne. Ata jane vrases, jane kriminela qe zor se do ta harrojne zanatin e tyre. Keta vrases, me deninimin qe duhet te marrin, te behen shembull edhe per te tjeret, qe te mos guxojne te mendojne qe te marrin shkopinj ne duar, dhe jo te mendojne se si te gjuajne njeri. Plehra te ndyra.
16/17 vjec me makine?! Kjo tregon shume per familjet e tyre!!! I qofte dheu i lehte!
rrace e shkerdhyer.
Ai qe i binte me ate hekurin ne koke duhet ti qihet rraca, qerrojeni nga faqja e dheut. Duket qe ai eshte nje kriminel i lindur dhe duke qene se deri ne 5 vjet mund te denohet me e shumta, do te beje krime te tjera. Qerrojeni qe tani para se te beje krime te tjera. Pisa muti.
Ja keta jane gjenerata e re e pseudobiznesmeneve shqiptare dhe kosovare.