VIDEO: Momenti kur protestuesit serbë godasin një prej gazetarëve në veri të Kosovës

31 Maj 2023, 15:43Rajoni TEMA

VIDEO: Momenti kur protestuesit serbë godasin një prej gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se gazetarët që janë duke raportuar nga Zveçani janë sulmuar nga protestuesit.

Sipas AGK-së, gazetarët janë sulmuar pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës.


“Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së”, thuhet në njoftimin e AGK-së, transmeton Klankosova.tv.

AGK u ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve që po raportojnë nga veriu që të kenë kujdes të shtuar.

“AGK-ja, njëherësh ju bën thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna”, thuhet në reagim

1 Komente

  1. D
    Dani

    Ça shpulle! Allah allah!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje