Vjosa Osmani refuzon të takohet me Vuçiç, për të folur për zbutjen e situatës në Veri

1 Qershor 2023, 18:26Rajoni TEMA

Vjosa Osmani refuzon të takohet me Vuçiç, për të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në samitin e Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau – ku Kosovën po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani.

“Nuk u miratua nga liderët e tjerë. Situata në Kosovë, së bashku me Ukrainën, u bë temë kryesore e takimit të Komitetit Politik Evropian. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk e di.

Ai tha se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosja e garancive për shmangien e veprimeve unilaterale ishin temat kryesore gjatë takimeve të tij me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Takimet u zhvilluan në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau – ku Kosovës po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani.

“Pas kësaj duhet të fokusohemi në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që u nënshkrua dhjetë vjet e gjysmë më parë me Marrëveshjen e Brukselit. Besoj se njerëzit tani e kanë një pasqyrë më të qartë të asaj që po ndodh, pavarësisht se a e njohin vendet e tyre Kosovën apo jo”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi.

“Ne duhet të bindim njerëzit në Ballkan se kompromisi nuk është një gjë e keqe. Nuk është e lehtë, të gjithë janë të radikalizuar dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë ide normale”, tha Vuçiç.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Kishinau në margjinat e samitit të Komitetit Politik Evropian, Vuçiç përmendi se ka pasur një takim të shkurtër jozyrtar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“U takova me një njeri që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç, teksa shtoi se me Zelenskyn kanë diskutuar për integritetin territorial të Serbisë dhe Ukrainës.

“Ai më tha, siç i thashë, se ne e mbështesim integritetin territorial të vendeve tona. Ishte një takim shumë i shkurtër, nuk mund t’ju them më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

Samiti po mbahet në një kohë tensionesh në veri të Kosovës. Situata në këtë pjesë u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

REL

7 Komente

  1. D
    Dardan

    Politikane amatore, keshtu ndodh kur nderhyjne te tjeret (ne kete rast SHBA) ne zgjedhjen e krereve te shetit.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Vjosa Osmani eshte shume e djallezuar. Kerkon tja leri pergjegjesine Albin Kurtit, cfaredo te ndodhi.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Në prani të Scholz dhe Macron

        Megjithatë, Vjosa është takuar me Vuçiqin.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berti

          Eshte shumë e rende qe Shqiperia nuk mbron pozicionin e Kosovës! Per t'u ardhur turp.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koqovari

            Gjatë gjithë këtyre viteve kështu gënjejnë dhe nuk skuqen fare. Pas 5 min. Media ua zbulon dallaveret dhe mashtrimet dhe u del "RRENA NË LENDINË". TURP për këta njerëzit që drejtojnë në shtetet. Por fatkeqësisht këta se njohin turpin dhe as përgjegjësin që kanë.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardani i Ri

              Vjosa Osmani e njeh kapacittin e vet mendor, është debile prandaj nuk guxobn të përballet me Vuçiç. Mjer Kosova dhe kombi për Vjosën, Albinin dhe Berishën. Ah, harrova Metën dhe Bashën.

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Ylliria

                Osmania në Moldavi pranon tri kërkesat e Vuçiqit i cili e anashkalojë Kurtin dhe kjo hyri si pykë, mashtruesja e mashtroji dhe zëvendësojë mashtruesin!. Kukuu çka na ka gjetë me keta pushtetar!.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje