Vrasja e Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia e Granit Plavës: Naim Murseli uli xhamin e makinës dhe tha “gjuaji gjuaji”

30 Nëntor 2025, 14:00Rajoni TEMA

Dy vite pasi Liridona Ademaj u qëllua për vdekje, detaje të reja janë dalë nga ngjarja që tronditi opinion publik në atë kohë, pasi e reja u vra në sy të fëmijëve të saj, në 29 nëntor 2023 dhe porositës për këtë vrasje është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ndërsa ekzekutori Granit Plava.

Gjatë dëshmisë së tij të dhënë në Gjykatë, Plava tha se vetë Naim Murseli e kishte përgatitur armën me 5 fishekë, duke e paramenduar krimin e rëndë.

“Dy ditë më herët, nëpërmjet Kushtrimit, unë u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi. Ditën kritike unë u zgjova në mëngjes, edhe Naimi kah ora 9:30 – 10:00 ka ardhë më ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë. Ai ka ec përpara me kerr, unë përmas. Jemi ndal të pompa … edhe aty ma ka lonë allatin e 5 fishekë në shanzher dhe 15 fishekë të tjera. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka qitë ni kafe edhe mu më ka ardhë qajo energjia madhe”, ka thënë Granit Plava në dëshminë e tij.

Më tej Pllava deklaron se e ka shoqëruar Naim Muselin deri tek banesa e këtij të fundit.

“E kom përcjellë ato deri te shpija e vet edhe e kena pa venin, tani une kom dalë në rrugë e kom njek përmas Naimin, se ai ka pasë mi marrë grunë edhe fmin edhe me dalë në darkë. Une gjithë jom konë përmas, po mas tina u shku teposhtë ka pas ni aksident të trafikut, une i rashë ni rrugës tjetër se u tuta që po më nxen policia e kisha pi marihuanë. Ma ka shkru Naimi edhe ma ka vet ku je, tani ma ka qu lokacionin me ka prit te shitorja, une tani e kom nxon rrugës”, mësohet të këtë thënë Plava.

Ndërsa më tej, granit Pllava, trondit me deklaratën e tij, teksa tha se në momentin e krimit, Naim Murseli ka ulur xhamin e makinës dhe i ka thënë që të qëllojë Lirodonën.

“Kur kemi mri te kafja në Graçanicë ai ka hi me familjen e vet, une kom nejt aty në kafe edhe i pritsha instruksionet, tani me ka shkru Naimi me ka thanë ‘po qohmi?’. Kur kanë dalë prej kafes une jom kan mas tyne, kom mri, jena mri te veni ngat shpise së Naimit, une e kom kan kerrin, edhe kur ai u nal i kom dalë përpara, ate e kan qel xhamin pak edhe kom unë e kom qellu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke “gjuj gjuj” po une u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mri në shpi. Mas nja ni ore kom mri në shpi kom ra kom flejt, të nesërmen kom marrë vesh që ajo ka dek. Mas dy ditëve ka ardhë policia edhe më kanë arrestu”, ka deklaruar ai.

 

Vrasja e Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia e Granit Plavës: Naim

Lini një Përgjigje