Vrasja e trefishtë në Kosovë - Sveçla: Hetim për lidhje të policëve me autorin

11 Gusht 2025, 16:58Rajoni TEMA
Vrasja e trefishtë në Kosovë - Sveçla: Hetim për

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në atë që e ka përshkruar si “veprimtari kriminale të Mefail Shkodrës”.

Shkodra është shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan, që është raportuar më 10 gusht. Sipas Policisë, ai ka të kaluar kriminale.

Përveç Shkodrës, si i dyshuar kryesor, në kërkim janë edhe në dy persona tjerë.

“Në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, kam theksuar dhe kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë.

Askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm veçanërisht brenda një institucioni që ka për mandat parandalimin, hetimin dhe luftimin e çdo veprimtarie ilegale në vendin tonë”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se cilat janë motivet e vrasjeve.

 

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    O zot ne çnivel ka rane sfeklla, paska urdheruar te hetohet nese ka patur police te perfshire ne “veprimtari kriminale të Mefail Shkodrës”! Po kjo eshte vertet paftyresi dhe poshtersi ta thot nje njeri qe shifet duke pire shlivovica me vraseson dhe ji vetem ky por edhe presednikja e vet mreti kurrci, e ky paska urdheruar te zbulohet diçka qe nuk i intereson askuj ne fund te fundit,kjo deklarat e tij aq sa eshte e turpshme eshte edhe ne kundershtim me detyren qe ka ky njeri ku ne çdo vend te botes do ishte larguar nga detyra por edhe te arrestohej sepse vet fotoja flet vet, turpi ska brina asht vet sfeklla e kurrci e deri te presednikja,po ministresha e drejtesise zonja haxhiu ku asht valle, duke thur plane si te zgjidhet kryetare e turpit pas 54 deshtimeve, prandaj ne vend se te njolloset policia do duhej qe te arrestohen te gjitje keta qe jan ne foto me kriminelin,ky dl duhej te ishte urdheri e jo fjalet boshe te nje ministri te deshtuar ne çdo aspekt.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje