Vrau 3 persona në Gjilan, autori i dyshuar foto me Kurtin e Osmanin

11 Gusht 2025, 09:32Rajoni TEMA
Vrau 3 persona në Gjilan, autori i dyshuar foto me Kurtin e Osmanin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit, ku pas të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën tre persona.

Mefail Shkodra është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së trefishtë.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Burime brenda policisë bëjnë me dije se pas dy personave që humbën jetën në vendin e ngjarjes, një nga personat e tjetë të plagosur ka humbur jetën në spital, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Në spital ndodhen edhe persona të tjerë të plagosur dhe të lënduar.

Ngjarja e djeshme nuk është hera e parë që Shkodra përballet me ligjin. Në vitin 2024 ai u arrestua gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Shkodra është bërë i njohur edhe përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar fotografi me vetura luksoze dhe është parë pranë figurave të larta politike, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka njoftuar shpalljen në kërkim të tre personave: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    I vrau tre veta dhe u zhduk dhe dikush do ti beson keti lajmi,por nese e shikojme mire kete foto ateher sikur te kemi polici dhe gjyqesi duhet te kerkohet ne presidence ose ne qeveri ndoshta i kan ba konak! Nuk eshte rasti i vetem kur nje kriminel del ne foto me presedniken dhe kurrcin dhe ne vend se te arrestohet gradohet ne pozita shtetrore,kete e deshmon vet krimineli me ato mesazhet se nuk duhet ndaluar sa qen te leh, para pak ditesh dy hetuesit qe moren ne pyetje rozeta hajdarin u degraduan dhe u shantazhuan nga kurrci e sfeklla,gjykatesit poashtu,tash te dy akuzojne drejtesine ne vend se te japin ppergjegjesi pikrisht pse ky kriminel eshte kaq i afert me ta,poashtu me kujtohet kur para nje viti nje i ri vrau axhen e burrit te osmankes pasi i kishte dhunuar dy motrat e mitura gjate luftes ne vend se te turperoheshin me dhunuesin te dy vrapuan ta quajne kriminel pilicin qe tashme ishte i arrstuar, mendoj se eshte momenti i fundit qe ky regjim i ndyre te largohet dhe te gjithe te vihen para dfejtesise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje