Kurti dhe Gërvalla flasin për sigurinë e Kosovës: Serbia paraqet kërcënim real

11 Gusht 2025, 12:38Rajoni TEMA
Kurti dhe Gërvalla flasin për sigurinë e Kosovës: Serbia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim real për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Kurti, gjatë edicionit të tetë të Konferencës së Ambasadorëve – që mbledh në Prishtinë të gjithë ambasadorët e Kosovës në mbarë botën – tha se ambasadorët e Kosovës kanë rol jetik në luftimin e propagandës kundër shtetit, por edhe të promovimit të Kosovës jashtë vendit.

“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare”, tha Kurti.

Ndërkaq, Gërvalla i cilësoi si “sfiduese” raportet e Kosovës me Serbinë, shtet që sipas saj paraqet “kërcënim real për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”.

“Serbia jo vetëm që refuzon ta njohë shtetin tonë, por zhvillon fushata të hapura për ta minuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar, pengon proceset integruese dhe financon e udhëzon struktura ilegale, kriminale në vendin tonë”, tha ajo.

Sipas Gërvallës, këto nuk janë vetëm kundërshti politike, por “sulme të drejtpërdrejta ndaj Kosovës”.

“Si shtet ligjor, ne i kundërvihemi me vendosmëri dhe bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë për të garantuar se kërcënimet e Serbisë nuk do të shndërrohen kurrë në realitet”, tha ajo.

Kosova vazhdimisht akuzon Serbinë që kryen fushata kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, e pengon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe kryen fushata të dezinformimit.

Në këtë drejtim, Kurti tha se Serbia “në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse”, shpenzon miliona euro për lobim dhe shpërndarjen “sistematike të mesazheve të rreme kundër Kosovës” nëpër botë.

Serbia reagon gjithmonë ashpër kur shtetet e tjera njohin pavarësinë e Kosovës, siç ndodhi gjatë këtij viti, kur Kenia dhe Sudani njohën pavarësinë e Kosovës.

Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova ende figuron pjesë e këtij shteti.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të larta që nga viti 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic. Që atëherë, ka pasur edhe incidente të tjera në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin në Banjskë, por Serbia mohon se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Prishtina kërkon që Beogradi t’ia dorëzojë Radoiçiqin dhe pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur, të cilët besohet se gjenden në Serbi. Edhe faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë./ REL

8 Komente

  1. K
    Ks

    Ju paraqisni kercenim dhe rrezik real per kosoven dhe serbia po ju mbeshtet.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E mjera Kosove ke e ka n'kry

      E vertete! Kurti ban mire te sqaroje pse familja e tij jeton ne Beograd? Keshtu shkruhet. Sa per Gervallen, ajo ka ne majevte kokes Sali Berishen e UDB qe i vrau te jatin; cfare te presesh prej saj, me diplome per ti ra flautit.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fatosi-kosove

      Per her te pare jam dakird me kurrcin dhe gerdallen se serbia dhe rusia jane kercenim ndaj kosoves,por ama shqiptaret nuk gjejne dallim mes jush dhe serbise e rusise,ju keni vuajtur shume deri sa ne maqedoni realiziat koalicionin e brastfo jedinstfos mes VLAN

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qakua

        Perendimi e di qe Serbia eshte kercenim real per Kosoven, prandaj dhe e ka mbeshteur Kosoven ne rrugen e pavaresise. Problemi nuk eshte qe Kurti ti japi leksione perendimit, por te mesoje nga diplomacia perendimore dhe te jete bashkepuntor ne planet perendimore qe Kosova te konsolidohet si shtet. Eshte vet Trampi, qe si Trap qe eshte nuk pushon se mburruri qe ai i dha lirine Kosoves... Aty matane na del Alpini dhe i ben "kakerdhi" ketij psokopati duke i treguar histori me strategjine e tij. Oh pika qe ste bie or Alpin, sepse edhe bufi e di qe te besh kakerdhi me Ameriken eshte sherbimi me i math qe i behet serbit....

        Përgjigjjuni
        1. g
          goshi

          Ky plera dhe kjo Greta dha do ta mbrojnë Kosovën ....po të mos jetë KFOR serbët për 24 orë e pushtojnë...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berlin

            Sigurisht qe pushtojne bythen tende, ne fakt ate ti ua ofron vet shkijevs. Po Shkinija kuŕ me nuk do te shkel ne Kosove. Ti shkja Goshi merr ilaqet.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Enver H

            Po or Berlin, o mendje kaposhi. Serbi gjithmone nuk ka dashur te shkele ne Kosove, por ashtu i ka rene rruga ne te shkuaren qe ka shkelur ne Kosove thjeshte per te dhjere dhe permjere ty....Me sa duket edhe Kurti mendon si ty ngaqe eshte bere mesuesi i Evropes dhe Amerikes per problemin e Serbise. Shkinija kurre me nuk do te shkel ne Kosove shtron nje miljon pyetje. pyetja e pare eshte se pse ti koqe punon per uljen e vigjilences??? Ashtu te meson serbi qe te te fusi thiken ne zemer dhe ti te vdesesh duke thene : Oh ishte nje keqekuptim. Duhet te pergatitemi or spiun i serbit per te keqen seps per te miren jemi gati....

            Përgjigjjuni
            1. b
              bashkimi per drejtesi

              Kishte pas thënë Pashiqi /kryeminstër/ i Mbretërisë SKS/ se: " shqiptarit tradhtar jepja një GRAD të thatë dhe një pushk dhe ia kryen pounën me kombin e vetë". Pastaj edhe tjerët por ceki atë Petar Stamboliqit, /funksionar i lartë i Tito - Rankoviqit/. "...gjithmonë Kosovës e kemi sunduar me shqiptaret lojal - tradhtar"!.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje