Vuçiç: Pres presion nga Perëndimi, por Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë

20 Shtator 2023, 09:26Rajoni TEMA

Vuçiç: Pres presion nga Perëndimi, por Serbia nuk do

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se pret presion të ri nga Perëndimi për vendosje të sanksioneve kundër Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë.

Vuçiç ka thënë më 19 shtator në Nju Jork – ku është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – se pret që zyrtarët evropianë “t’i mbajnë leksione” gjatë takimeve se Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.


“Do t’i dëgjoj me kujdes dhe do t’iu them se unë e udhëheq Serbinë si president dhe për aq sa të mundemi, do të udhëheqim me këtë politikë”, ka thënë Vuçiç teksa u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Presidenti i Serbisë ka thënë, po ashtu, se kur do ta kuptojë se nuk do të mund të vazhdojë më, nuk do ta zbatojë një politikë të tillë, mirëpo, sipas tij, Serbia “ka vepruar me përgjegjësi për një vit e shtatë muaj, që është e sinqertë, e përgjegjshme dhe e drejtë”.

Serbia është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

2 Komente

  1. V
    Veterani kundër zdravo

    Ky çetniku - gjenocid serb botën demokratike po e kërcënon me fjalorë dhune dhe reagimi i pjesëmarrëseve të OKB ndaj tij për habi mbet i but. Këtij i vije hakësh vetëm UÇK he kur sheh simbolin e saj apo ia përmend dikush pjerrët dhe as gjumë nuk bënë.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama Vučić

      Tash del Kasneci i Vučić-it dhe thotë: "Mos e ngasni mikun tim, nuk mund ta bëj, kuptoni!"

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje