Zgjedhjet në Greqi, Tsipras: Të lëmë pas një qeveri arrogante

21 Maj 2023, 10:25Rajoni TEMA

Zgjedhjet në Greqi, Tsipras: Të lëmë pas një qeveri

Kreu i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras ka votuar në qendrën e votimit në Kipseli.


“Sot është ditë shprese” e nisi mesazhin e tij Tsipras para mediave.

“Qytetarët kanë në dorë mundësinë për të zbatuar kërkesën e mazhorancës për ndryshimin e kursit të vendit. Për të lënë pas katër vite të vështira, të vështira pabarazish, padrejtësie, fitime të ndyra, pasiguri në punë, ankande, indinjitet për pensionistët, shënjestrim për të rinjtë. 

Të lëmë pas një qeveri arrogante që nuk ndjen nevojat e të shumtëve dhe t’i hapim rrugë një qeverie bashkëpunimi progresiv në një program drejtësie sociale. Për të pasur shpresë për një të nesërme më të mirë. Një qeveri e cila do të ketë fytyra të reja, por mbi të gjitha një etos dhe stil të ri qeverisjeje”, tha ai.

Lini një Përgjigje