Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë sot se ata që organizojnë zgjedhje në katër komuna në veri të Republikës së Kosovës i kanë bashkuar serbët që jetojnë atje, përfshirë edhe ata që mendojnë ndryshe.
I pyetur nga një gazetar që të komentojë vendimin e djeshëm të liderit të Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ai tha se ishte një vendim i zgjuar dhe i mençur.
“Këta njerëz nga Perëndimi po krijojnë një cirk. Ata mendojnë se mund t’i detyrojnë serbët të duan Kosovën e pavarur duke paguar disa OJQ dhe media që t’i detyrojnë ata të votojnë”, tha Vuçiç dhe shtoi: “Ata bashkuan popullin serb, ata bashkuan njerëzit që mendojnë ndryshe”.
I pyetur për të komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Christopher Hill se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Vuçiq tha se Hill është një njeri serioz, një intelektual dhe se e kupton situatën.
Hill ben detyren, sepse eshte ambasadori i Amerikes ne Serbi dhe punon per miqesine midis Serbise dhe Amerikes... Atij nuk i takon qe ta shpalli Vuciqin apo Serbine "non grata", sepse kjo eshte detyre e Departamentit te Shtetit... Puna eshte ne se ti e kupton Hillin dhe Ameriken qe po nuk bere sic te thone ata...ne fund ta mballosin....
Bejne Zhurme gjithe Kohes per Kosoven per te largua vemendjen nga Problemet e vet Shtetit Serb . Politikane karagjoza qe perdorin Bllofin qe lujn ne Kosove me mbajt Pushtetin ne Serbi . Politika absurde qe do ket pasoja shume te renda per vet Serbine .
Ça të duhet Perëndimi kur e ke Ramën mik?