5 gjëra mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor

30 Qershor 2022, 15:05Shëndeti TEMA

5 gjëra mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor

Të thuash se dy vitet e gjysmë të fundit kanë qenë të vështira për shëndetin mendor, në fakt do të thotë ta përshkruash situatën me fjalë të buta.

“Duket sikur ka një pandemi me pandeminë e koronavirusit që i bën njerëzit të ndihen të vetmuar, të izoluar dhe të palidhur”, tha Dr. Sara Gupta, një psikiatre nga San Francisko.

Kaq shumë faktorë janë të lidhur ngushtë me shëndetin tonë mendor dhe pothuajse të gjithë janë prekur nga pandemia.

Ndërsa shumë nga këto gjëra janë jashtë kontrollit tonë, është e rëndësishme të adresojmë atë që mund të ndryshojmë në të vërtetë. Gupta përshkruan disa nga faktorët më pak të dukshëm që mund të ndikojnë në disponimin tuaj dhe ndan këshilla të thjeshta për të mbrojtur shëndetin tuaj emocional.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se qëndrimi në fakt dërgon reagime në trurin e tyre” shpjegon ajo. Një studim i vitit 2017 i publikuar në revistën shkencore “Cognition and Emotion” e konfirmon këtë, duke zbuluar se njerëzit që uleshin në këmbë gjatë ditës e përmirësonin disponimin e tyre dukshëm më shpejt sesa njerëzit që ulen në një pozicion të përkulur.

“Vendosni një kujtesë ose alarm në telefonin tuaj çdo orë për të korrigjuar qëndrimin tuaj. Kur tingëllon, sigurohuni që supet tuaja të jenë mbi ijet dhe koka juaj të jetë në një pozicion neutral. Shtrihuni, uluni drejt, merrni frymë thellë dhe thjesht lëreni trupin tuaj të përshtatet në një pozicion tjetër”, thotë Gupta.

“Nuk ka të bëjë vetëm me faktin që duhet të keni njerëz te të cilët mund të mbështeteni – lidhjet njerëzore në fakt stimulojnë neurotransmetuesit për ndjenja të mira në trurin tuaj”, thotë psikiatrja. Për më tepër, numri i miqve që keni nuk është i rëndësishëm.

Është thelbësore të jesh me njerëz pranë të cilëve mund të jesh më autentik. “Jini të sinqertë me veten se sa kohë duhet të kaloni me miqtë tuaj për t’u ndjerë të plotësuar, të rifreskuar dhe të fuqizuar, dhe më pas realizojeni – edhe nëse është vetëm darkë një herë në muaj”.

Të shpenzosh orë të tëra duke parë serialin tënd të preferuar është shpesh famëkeq, por nëse është diçka që sjell një buzëqeshje në fytyrën tënde – është krejtësisht e justifikuar. “Buzëqeshjet dhe të qeshurat dërgojnë një mesazh në trurin tuaj se gjithçka është në rregull, se mund të relaksoheni dhe se jeta është e mirë”, shpjegon doktoresha.

“Ka prova që koha kur relaksoheni kjo ju ndihmon me ankthin, depresionin dhe stresin”. Në veçanti, njerëzit që qeshnin shpesh raportuan se ndjeheshin më pak të ngarkuar gjatë situatave stresuese të jetës në krahasim me ata që qeshnin më rrallë, sipas një studimi të vitit 2020 të botuar në revistën shkencore “PLOS One”.

Marrja e ujit është çelësi për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. “Kur nuk pini mjaftueshëm ujë dhe futeni në një gjendje dehidrimi të lehtë, trupi juaj ndjen se jeni në një situatë kërcënuese për jetën dhe fillon të rrisë hormonet e stresit, veçanërisht kortizolin”, thotë ajo. Kjo bënë që nivelet e ngritura të kortizolit të lidhen me ankthin, depresionin dhe çrregullimet e humorit.

“Nëse jeni të etur apo të dërrmuar, provoni të pini një gotë ujë të ftohtë”, këshillon Gupta. “Dhe nëse jeni dikush që ju pëlqen të bëjë plane, përdorni alarme ose përkujtues për ta bërë më të lehtë të mbani mend se sasia e ujit që pini është pjesë e kujdesit për veten”.

“Pjesët e trurit që trashëguam nga paraardhësit tanë kontrollojnë shumë nga përgjigjet tona ndaj stresit”, thotë Gupta. “Qeniet njerëzore kanë evoluar për të preferuar mjedise ku kanë ujë të freskët, dritë dielli dhe natyrë, sepse na kanë siguruar burimet që na nevojiten për të qëndruar gjallë”, shpjegon ajo.

Edhe një qëndrim i shkurtër në natyrë – po, një park aty pranë ka rëndësi – mund të kontribuojë shumë në shëndetin tuaj mendor. Një studim i vitit 2019 nga revista “Frontiers in Psychology” zbuloi se daljet jashtë për vetëm 20 minuta ulin ndjeshëm nivelet e hormoneve të stresit.

Lini një Përgjigje