Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka kaluar njerëzimi

17 Qershor 2022, 10:01Shëndeti TEMA

Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka

Një ekip shkencëtarësh ka arritur të gjejë origjinën e Murtajës së Zezë, pandemisë më të rëndë në historinë e njerëzimit.

Origjina e saj është në rajonin e maleve Tian Shan (Kirgizistani i sotëm), të Azisë Qendrore, në gjysmën e parë të shekullit XIV. Në studimin e botuar në revistën “Nature”, thuhet se Murtaja e Zezë arriti në Mesdhe në mesin e shekullit XIV nëpërmjet anijeve tregtare që udhëtonin në Rrugën e Mëndafshit nga Deti i Zi dhe u përhap në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në një shpërthim në shkallë të gjerë.

Murtaja e Zezë, që zgjati si pandemi deri në fillim të shekullit XIX, shkaktoi vdekjen e më shumë se gjysmës së popullsisë evropiane.

Philip Slavin, historian i ekonomisë mjedisore nga Stirling (Mbretëri e Bashkuar) dhe autori kryesor i studimit, gjeti rekorde të larta vdekjesh në disa varreza në Kirgizistan për vitet 1338 dhe 1339. Studimi sugjeron se në një moment në shekullin XIV pati një ngjarje që studiuesit e quajnë “Big Bang”, një diversifikim masiv i llojeve të murtajës, të cilin ata e lidhin me gjenezën e valës së parë të madhe të Vdekjes së Zezë në Evropë, midis 1346 dhe 1353.

Shumë teori e vendosën origjinën e kësaj pandemie në vende të Azisë si Kina apo Mongolia, por në këtë studim, studiuesit treguan se shpërthimi fillestar ndodhi në këtë rajon të Azisë Qendrore, një zonë e përshkuar nga rrugë të rëndësishme tregtare në Mesjetë. Shkencëtarët arritën në përfundimin se lloji i lashtë i Azisë Qendrore që shkaktoi epideminë e murtajës 1338-1339 në Kirgizistan kaloi te njerëzit nga marmotat në këtë rajon.

1 Komente

  1. I
    Istor Jani

    Murtaja e Zeze solli krisjen e pakthyeshme te feudalizmit, ku per shkak te mungeses se fuqise punetore nga vdekshmeria e larte, bujqit u kthyen dalengadale ne punetore me meditje, te lire te levizning nga nje pronar toke te nje tjeter. Pra kjo fatkeqsi natyrore leshoi shkendijat e kapitalizmit. Por ka qene tmerr mbi tmerret. Shoqeria njerezore ne Evrope gati sa nuk u c'be. Cifutet e shkrete u shpallen fajtore (teori konspiracioni si sot) e u masakruan si ne holokaust.

    Lini një Përgjigje